Në pagëzimin e vajzës gjithë vëmendjen e merr veshja e Kim Kardashian

Kim Kardashian ndihet e “bekuar” që është pagëzuar në tokën e të parëve të saj.

“Faleminderit Armeni për një udhëtim kaq të paharrueshëm,” tha Kim, përmes rrjetit social Twitter.

“Pra, e bekuar që u pagëzova bashkë me fëmijët e mi në Mother See of Holy Etchmiadzin, katedralja kryesore e Armenisë, e cila nganjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene.”

Fëmijët e yllit Saint, Chicago, dhe Psalmi 5 muajsh u pagëzuan gjithashtu të hënën.

Vajza më e madhe e Kim, North West ishte pagëzuar në Izrael në vitin 2015. Edhe ajo ceremoni ishte mbajtur në një kishë armene të shekullit të 12-të të quajtur Katedralja e Shën Jamesit në Jeruzalem.

Kim është armene në anën e familjes së babait të saj të ndjerë Robert Kardashian. Motra e saj Kourtney Kardashian gjithashtu ndoqi ceremonitë e pagëzimit këtë javë me fëmijët e saj, Mason, Penelope dhe Reign Disick.

Mirëpo ajo që morri më së shumti vëmendje, ishte veshja e Kim-it për rastin. Siç mund ta shihni Kim është e mbuluar plotësisht kokë-këmbë në atë që duket se është një veshje e përshtatshme, por disa nga qoshet më konservatore të internetit po e tërheqin zvarrë për veshjen e një fustani të ngushtë bodycon.

Kim në fakt, duket e shkëlqyeshme dhe e respektueshme dhe nuk pritet të mbulojë formën e mirëfilltë të trupit të saj. Nëse kjo mjaftoi për Kishën Apostolike Armene, duhet të mjaftojë edhe për Instagramin.

Burimi: Cosmopolitan.com

Advertisement
Loading...