Nicki Minaj më në fund zbulon gjininë e fëmijës së saj

Në fund të shtatorit, Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë. Përveç këtij fakti, rreth bebushit nuk dihej asgjë deri më tani. Sot vetë reperja përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë, teksa falenderon miqtë për urimet dhe dhuratat gjatë këtyre ditëve.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!”

37-vjeçarja, duket se akoma s’është gati për të zbuluar emrin apo portretin e tij, ndonëse ndjekësit janë më shumë se kureshtarë. Minaj dhe partneri i saj Kenneth Petty konfirmuan se do të bëheshin prindër për herë të parë në korrik, 1 vit pasi celebruan në martesë dashurinë e tyre.

Çifti është bashkë prej më shumë se dy vitesh, por aq kanë mjaftuar për ta shndërruar romancën në një familje të vogël.

 

Advertisement
Loading...