Noizy hap dyert e shtëpisë luksoze: Palestër, studio dhe lokal brenda

Noizy është nga artistët shqiptarë që jetën private e mban larg publikut, sidomos vitet e fundit, edhe pse këto kohë duket se ka nisur sërish të shfaqet në media. Në intervistën e fundit, për “Prive”, repri i njohur nuk ka nguruar madje të hapë dyert e shtëpisë së tij për kamerat. Pamjet që vijnë nga banesat e Noizyt mund të vërtetojnë një gjë me siguri, që ai është një nga artistët më të paguar në vendin tonë. Megjithtëse për këtë kanë ndikuar jo pak edhe bizneset që ka ngritur.

Reperi tregohet modest kur flet për hapsirën ku jeton, duke e cilësuar si jo luksoze, por e lehtë për syrin, por pamjet të paktën na thonë se është një kombinim i të dyjave.  Turi i Noizyt nis nga studioja e tij brenda shtëpisë, ku janë regjistruar shumë prej hiteve, ndërkohë që ngjitur me të ndodhet edhe një kënd për trofetë.

 

 

 

Plot 3 dhoma gjumi ka banesa e reperit, njëra prej tyre është si në foto, ndërkohë që ka edhe një lokal, ku ai nis dhe mbyll ditën. Banak brenda shtëpisë edhe kishim parë por një lokal të tërë…

 

Nuk mund të mungonte palestra në shtëpi, ku Noizy thotë se i pëlqen të kalojë shumë kohë. Nga ana tjetër ka edhe një “dhomë playstation-i” që është pothuajse ëndrra e cdo djali,

 

Advertisement
Loading...