
Gabi DeMartino është një vlogger-e 25-vjeçare në Youtube, ku numëron më shumë 10 milionë ndjekës, në një llogari ku bën video bashkë me të motrën. Së fundmi ajo ju bashkua platformës “OnlyFans”. Meqë ra fjala OnlyFans është një platformë ku njerëzit mund të postojnë foto apo video dhe të tjerët duhet të paguajnë për t’i parë apo blerë ato. Për shumë influencerë, por edhe njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë të postohen foto provokuese ose seski, kryesisht me përmbajtje mbi 18 vjeç, megjithatë jo çdo profil është i tillë.
DeMartino shiti një video të saj për 3 dollarë në këtë platformë, ku shfaqej vetë ajo në moshë të vogël, nudo. Pas kësaj OnlyFans vendosi që të pezullojë profilin e saj, duke thënë se ka thyer rregullat e platformës, ndërsa shumë persona e kanë akuzuar që ka shitur porongrafi për fëmijë.
Pasi llogaria e saj u fshi, influencerja e njohur ka kërkuar falje për veprimin e saj, duke i thënë fansave që e ndjekin në rrjetet e tjera sociale se “ndihet e shkëputur nga realiteti” dhe nuk e kuptoi që një video e saj në moshën 3-vjeçare do të shihej si diçka seksuale. Personat që e kanë kritikuar duket se nuk e kanë besuar gjithsesi. Një ndjekës i saj ka thënë se e mbështet prej 4 vitesh në gjithçka, por nëse gabimet e mëparshme ja kanë falur, kjo ka kaluar çdo cak.
DeMartino njihet për video-t me motrën e saj binjake në kanalin në Youtube, por edhe për ngjashmërinë me këngëtaren Ariana Grande. Madje ajo ka marrë pjesë në videoklipin e këngës së artistes ”Thank U, Next”. Në video-n ku kërkon falje ajo shprehet se do të përpiqet që të mësojë prej këtij gabimi dhe të rritet nga kjo eksperiencë, megjithëse që tani ka nisur të humbasë shumë ndjekës.






























