Partnerja e Stresit ja uron ditëlindjen nënës së tij në mënyrën më të bukur, pavarësisht ndarjeve

Sot, mamaja e reperit të njohur Stresi feston ditëlindjen dhe në rrjete sociale nuk ka munguar një urim i ëmbël nga djali i saj.

“Nese nje dit nuk do jesh prane meje dije se cdo mengjes do I laj syte me
Lotet e tu , Ah moj e shtrenjta Nene falenderoj allahun e madh qe me dha mundesine te jetoja jeten dhe te njoha ty Nene . Sa tkem jet ne kete jete te jam mirnjohes. Sonte eshte ditelindja jote dhe un te uroj edhe 100 vite te lumtura e shtrenjta Nene ”- shkruante reperi krahas postimit të tij.

Jo vetëm Stresi por edhe partnerja e tij, Keisi, i ka bërë vjehrrës një super urim për ditëlindje. Pavarësisht zënkave e ribashkimeve me reperin, Keisi vazhdon të ruajë të njëjtin respekt për vjehrrën, të cilën e quan “e shtrenjta” e saj. Ajo ka publikuar në InstaStory disa foto me mamanë e Stresit, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen! Të përqafoj me mall dhe të uroj 100 vite të lumtura! E bukura ime! Edhe 100 e shtrenjta jonë!”

Advertisement
Loading...