
Ledri Vula dhe Sara Hoxha s’mund të ishin më të lumtur me jetën e tyre prindërore. Ndonëse kanë pak ditë që janë bërë prindër dyshja ndan shumë foto me Poem Blu, madje i kanë hapur të voglës edhe një llogari në Instagram.
Gjatë pritjes së ëmbël, prank-u i Sarës dhe kënga “Si baba” na lanë të mendojmë se Ledri do ishte një baba shembullor dhe shumë i dhënë pas së bijës.
Pasditen e sotme Sara ka ndarë me fansat në Instastory një fotot të adhurueshme të reperit dhe Poem Blu duke fjetur së bashku.
Por, vëmendje mori mbishkrimi i fotos.
Unë: Ledri mbaje pak sa të vishem.
Kthehem pas dy minutash:
E mirëkuptojmë nevojën e Ledrit për gjumë, por ahhh…kjo fytyra ëngjëllore e Poemës…
Ledri dhe Sara nuk kanë vonuar dhe kanë nisur shëtitjet, që tashmë janë më të bukura se kurrë me prezencën e të voglës së tyre.
Më shumë se një javë më parë ata morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë. Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.