Premierë: Dua Lipa publikon “Swan Song”

Publikohet kënga e shumëpritur e Duas

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Swan Song” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv Kjo është kënga e parë e artistes për vitin 2019 dhe e veçanta e saj është sepse do të përdoret si kolonë zanore në filimin “Alita: Battle Angel”. Filmi, “Alita: Battle Angel” premierën do ta ketë më 14 shkurt të këtij viti.

Dua pjesëmarrjen në këtë film ka kohë që e ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar edhe sa krenare ndjehet që do të jetë pjesë e një filmi që rolin kryesorë do ta ketë një grua.

 

Advertisement
Loading...