Probleme për Shpat Kasapin, kapet me dy pako kokainë ndiqet në gjendje të lirë

Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi, raportohet se është kapur me drogë të llojit kokainë, në Maqedoninë e Veriut.

Shpat Kasapi, i cili është emëruar edhe si këshilltar i zv.rkyeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është ndaluar një muaj më parë me dy pako me kokainë. Mediat që kanë zbardhur skandalin, bëjnë me dije se këngëtari shqiptar është kapur në lagjen “Gjorce Petrov” dhe se ai është arrestuar, ndaj tij është ngritur edhe një padi, por më pas është liruar dhe do të gjykohet në gjendje të lirë. Hetimet pritet të fillojnë së shpejti.

Mediat kërkojnë një reagim zyrtar nga Artan Grubi, që ende nuk ka ardhur. Po ashtu nuk ka asnjë reagim edhe nga këngëtari.

Advertisement
Loading...