Soni Malaj tregon për herë të parë pse u nda nga burri italian dhe marëdhënien me partnerin e ri

Soni Malaj ka qenë gjithmonë nga ajo kategori e personazheve të shoëbizzit shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me jetën e saj personale, por edhe me karrierën. Ndonëse për këtë të fundit kemi pasur mjaftueshëm informacione vit pas viti, për të parën, Soni është treguar mjaft hermetike duke e mbajtur vetëm për vete dhe rrethin e saj të ngushtë.

Mirëpo, në një rrëfim me Ardit Gjebrean, Soni ka vendosur që të ndajë me publikun dhe ndjekësit e saj edhe pak nga jeta personale. E pyetur lidhur me ndarjen e bujshme nga Mirko, Soni ka treguar se ndryshe nga ç’thuhet lart e poshtë, nuk ka bërë as letrat dhe as pasaportën italiane teksa ishte me balerinin.

“Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha [Liria]”, – shprehet Soni duke treguar edhe që mban akoma raporte korrekte me Mirkon për shkak të Anës.

Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur ka folur edhe për Klevin, shpirtin e saj binjak siç e quan ajo.

“Me Klevin po bëjmë gati 6 vite së bashku, pavarësisht se ndoshta nga marrëdhënia paraardhëse, e kemi marrë dalëngadalë si marrëdhënie dhe pas 4 vite e gjysmë ne pastaj vendosëm të bashkëjetonim. Kemi më shumë se një vit që bashkëjetojmë”, – shprehet Soni. “Ajo çfarë unë vlerësoj tek Klevi, është sepse më ka pranuar me diferencat e mia, le të themi diferencën që unë bëj tek femrat e tjera me ato të mirat dhe të këqijat dhe prapë unë atij i dukem e mrekullueshme dhe mua për këtë më pëlqen, e vlerësoj shumë!”

Po si e përshkruan Soni partnerin e saj: “Ka tipin që vlerëson femrat që ia dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për atë mashkullin që t’i thotë ti je më e mira, që duhet ta shtyjë mashkulli apo t’i shtrojë rrugën mashkulli. Ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin dhe gjithmonë ia kam dalë vetë pa kompromise, kjo është ajo që ka vlerësuar më së shumti tek unë!”

Duket se Soni po përjeton aktualisht përrallën e saj të dashurisë dhe kjo duket çdo ditë e më shumë e ne shpresojmë që kjo histori të v azhdojë sa më gjatë.

Advertisement
Loading...