Tayna hedh një tjetër kunjë Dafinës, zënka mes këngëtareve nuk mbaron

Rreth dy muaj më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre. Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.

Kaq ka mjaftuar që çdo status apo deklaratë e dyshimtë prej tyre të merret si diss për palën tjetër. Së fundmi, po komentohet sërish një thumb i Dafinës, e cila ka ndarë një postim në Instastory, ku flitet rreth diss-it që Eminem i ka bërë 6ix9ine.

“Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“- ka shkruar ajo krah postimit.

Nuk dihet se cili është “i/e shënjestruara”, por fansat mendojnë se lidhet me Taynën.

Mirëpo, duket se kësaj here Tayna ka vendosur të ulë armët dhe me postimin e fundit në InstaStory, i ka dhënë fund luftës me Dafinën. Reperja ka publikuar një shprehje e cila shkruan:

“Nuk mund të konkurrosh me mua, unë dua që ti gjithashtu të fitosh.”

Epo me kë tjetër ta ketë, veç Dafinës?

Advertisement
Loading...