fbpx asd
Sunday, July 21, 2024
Home Blog Page 71

Sot është super yll, por ja si dukej Luana kur ishte 16 vjeç

Luana Vjollca padyshim njihet si njëra prej vajzave më të komentuara në estradën shqiptare, transmeton FLITET.SE


Sot Luana është moderator dhe këngëtare, por në anën tjetër njihet si njëra prej femrave më të bukura.

Ditën e sotme edhe ajo i është bashkuar sfidës së 10 viteve duke postuar disa foto nga spotet e shumta publicitare.

‘11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot. Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg’, shkruan Luana./gazetametro.net

Njihuni me vajzën 5 vjeçare e cila bisedon me kuajt(VIDEO)

Lilly Rae Buncher, një 5-vjeçare nga Teksasi “u pëshpërit” kuajve, transmeton Gazeta Metro.

Lilly duket se kënaqet në shoqërinë e kuajve.

Duket se edhe kuajt dhe kafshët e tjera e pëlqejnë shoqërinë e saj.

Nëna e vajzës ka ndarë në median sociale një video të vajzës duke puthur një kalë të quajtur Mac.

Më poshtë mund ta shihni videon e siguruar nga VOA./gazetametro.net

Moderatorja shqiptare rrëzohet në mes të emisionit (Video)

Ndodh shpesh që gjatë xhirimeve të përballesh me situata të sikletshme dhe incidente. Një incident i tillë i ka ndodhur dhe moderatores së njohur Brunilda Jahe, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video epike nga prapaskenat e xhirimeve.

Teksa bënte një intervistë në dëborë me eksploruesen e majave të maleve, ajo pësoi disa incidente njëri pas tjetrit duke shkaktuar të qeshura mjaft të qeshura tek ekipi i xhirimit.

“Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan Brunilda në postim.

Shkon në tualet, gruaja pickohet nga gjarpri (FOTO)

Një grua australiane u kafshua nga një gjarpër në tualet. Helen Richards, 59 vjeçe, u kafshua të martën e kaluar në banesën e një të afërmi në Brisbane. Ajo mori plagë të vogla nga pitoni 1.5 metra i gjatë. Në Australi është e zakonshme të gjesh gjarpërinj që kërkojnë ujë në tualete gjatë motit të nxehtë.

Zonja Richards i tha medias lokale se ajo kishte ndjerë një të pickuar. “U hodh tek pantallonat e mia që ishin pishtë dhe pasi bëri një vështrim rreth e rrotull, u hodh përsëri në WC”, tha ajo për gazetën The Courier Mail. Richards i trajtoi shenjat e kafshimit me një antiseptik, duke i përshkruar këta lloje pitonësh si relativisht të padëmshëm.

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ paska luajtur në filmin shqiptar

Sot ajo është një ndër figurat më të dashura të ekranit.

 Ajo e cila shoqëron çdo pasdite shikuesit me emisionin e saj “Ftesë në pesë” në Top Channel.

Mirëpo, askush nuk e dinte se Bieta Sulon e kemi parë shumë më herët në ekran, kur ajo ishte në moshë fare të vogël.

Për “Tirana Post”, Bieta ka konfirmuar se ka luajtur në filmin e njohur shqiptar “Djali elastik”, ku ishte në rolin e motrës 5-vjeçare të aktorit kryesor.


“Jam unë 5-vjeç. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s’më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”.- ka treguar moderatorja.

 

Adelina thotë se kënga e saj e re do të dëgjohet në gjithë Ballkanin

Adelina Tahiri ka paralajmëruar diçka shumë të madhe, një këngë më ndryshe se gjithçka tjetër
Këngëtarja shumë e përfolur në mediat shqiptare, Adelina Tahiri gjatë një interviste për emisionin “Mama’s Trip” të TV 21, tregoi që së shpejti do të publikojë një këngë që sipas saj do të jetë një revolucion në muzikë.

Këngëtarja tregoi që është në përgatitje të kësaj kënge që sipas saj nuk do të pritet nga askush.

“Unë shumë shpejt do ta bëjë një këngë që është në përgatitje e sipër, është revolucion që nuk do të pritet nga askush, po unë ta premtojë që do të jesh e para kur do të inçizohet klipi do të thërras”, ka thënë Adelina. Ndër të tjera këngëtarja shqiptare tregoi që klipi do të përfundojë në dy muajt e ardhshëm, pasi që është në përgatitje e sipër të këngës.

“Pres demo të më vjen nga dy kompozitorë të ndryshëm që janë njëri shqiptar dhe një nuk është shqiptar dhe këngëtari është i huaj”, është shprehur Adelina. Pavarësisht insistimit të Besjanës, këngëtarja nuk ka treguar se me kë do të bëjë bashkëpunim duke e lënë kështu projektin befasi për publikun.

Adelina është shprehur që ka tentuar ta mbajë sekret këtë projekt, sepse jo gjithmonë dalin suksesshëm këto plane, por kjo këngë sipas këngëtares është e verifikuar dhe do të lansohet në muajin qershor të këtij viti.

“Këtë që kam bë unë në jetën time, do ta bëjë të njëjtën edhe në muzikë dhe do të bëjë revolucion. Unë garantojë që do ta dëgjojnë jo vetëm shqiptarë, por i gjithë ballkani”, ka thënë këngëtarja.

Kështu mund t’i shpëtoni jetën dikujt që ka pësuar para-infarkt

Gjilpërët mund të shpëtojë jetën e pacientit në rast të parainfarktit. Kjo këshillë është dhënë nga një profesor kinez, i cili thotë se gjithmonë duhet të keni një gjilpërë në shtëpinë tuaj

Kjo është mënyrë e mrekullueshme dhe e pazakontë për të shpëtuar jetën e njeriut që ka pësuar një infarkt. Kushtojini pak kohë për të lexuar këtë artikull dhe SHPËRNDAJENI sepse kurrë nuk mund ta dini në qoftë se jeta e dikujt mund të varet nga ju.

Kur dikush pëson infarkt, është emergjente të jepet ndihma e parë.

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë për të shpëtuar jetën e dikujt!

Ruani qetësinë. Pavarësisht se ku ndodhet viktima, mos e lëvizni, sepse nëse e lëvizni pacientin, kapilarët mund të plasin, gjë e cila shkakton gjakderdhje në tru!

Nëse keni një shiringë me age do të ishte mirë; përndryshe dhe gjilpëra për qepje do t’ju ndihmojë.

1. Mbani gjilpërën mbi zjarr (mbi një qiri, shkrepëse, çakmak) në mënyrë që të sterilizohet. Më pas, përdoreni gjilpërën për të shpuar majat e të 10 gishtave të dorës, vetëm pak milimetra nga thonjtë, në mënyrë që gjaku mund të rrjedhë.

2. Nëse gjaku nuk fillon të pikojë, shtypni majat e gishtërinjve deri sa të fillojë pikimii gjakut.

3. Kur të gjithë 10 gishtat fillojnë të rrjedhin gjak prisni disa minuta – do të shihni se viktima do të jetë përsëri në jetë!

4. Nëse goja e viktimës është e shtrembëruar/paralizuar, bëni masazh tek veshët derisa ata të bëhen të kuq – kështu që gjaku mund të vijë tek ata.

5. Pastaj shponi me gjilpërë në secilin vesh në pjesën e butë, në mënyrë të bien dy pikat e gjakut të çdo vesh. Pak minuta më vonë, goja do të kthehet në vendin e vet.

6. Prisni derisa viktima vijë në gjendjen normale pa asnjë simptomë të pazakontë, pastaj dërgojeni në spital.

Kjo metodë e gjakderdhjes për të shpëtuar jetën është një metodë e mjekësisë tradicionale kineze, dhe zbatimi praktik është 100% efektiv dhe duke e përdorur atë njerëzit mund të mbijetojnë një infarkti.

Njoftoni të afërmit dhe miqtë tuaj sepse kurrë nuk mund ta dini në qoftë se jeta e dikujt mund të varet nga ju.

Një aspirinë në ditë më shumë e dëmton shëndetin sesa e ndihmon

Marrja e një tablete aspirinë në ditë dëmton shëndetin e moshës së mesme, sepse rrit mundësitë për gjakderdhje të brendshme.

Kjo në bazë të një studimi të ri.

Aspirina, që shërben për trashjen e gjakut, u jepet rregullisht personave në moshë të mesme. Por studimi i fundit, thotë se ajo më shumë dëmton se sa ndihmon shëndetin. Një nga pasojat është gjaldredhja e brendshme, që zbeh efektet e tjera që aspirina mund të ketë.

Shkencëtarët e King’s College London eskperimentuan me 160 mijë persona, për të arritur në konkluzionin se aspirina e konsumuar çdo ditë, dëmton shëndetin.

Një mënyrë e thjeshtë për rrudhat, me metodën e kanellës dhe mjaltit

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave.

Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët.

Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.

Shëron aknet

Kanella është e pasur me antioksidantë.

Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën.

Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Hidratimi i lëkurës

Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.

Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kundër lëkurës së thatë

Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj.

Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

Kundër ekzemës

Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës.

Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.

Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

Maskë me kanellë kundër rrudhave

Kanella rekomandohet gjerësisht edhe kundër rrudhave të moshës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysëm luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.

Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.

Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.

Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.

Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.

Një fjalë e fundit

Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.

Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.

3 arsyet e fshehta pse nuk ngel dot shtatzënë

Faktorët kryesorë që zvogëlojnë shanset për të pasur një fëmijë janë të njohura: pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, pilulat për kontrollin e lindjes, etj.

Megjithatë shumë shpesh edhe mungesa e këtyre arsyeve nuk garanton që ju do të mbeteni shtatzënë.

Ka disa arsye të fshehura që po ju pengojnë të mbeteni shtatzënë:

Ju konsumoni shumë yndyra

Konsumimi i ushqimeve të skuqura, ato të përgatitura shpejt si në “Fast Food” ndikojnë negativisht në pjellori. Përpiquni të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve, duke i zëvendësuar ato me karbohidrate të shëndetshme. Kur keni neps për yndyrëra, më mirë të konsumoni banane, bajame ose kos frutash.

Bëni shumë ushtrime
Ushtrimet mund të përmirësojnë pjellorinë tuaj në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të mos bëni më shumë seç duhet. Tejkalimi mund të ndikojë në balancën tuaj të energjisë dhe ndikon gjithashtu negativisht në ciklin tuaj riprodhues. Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e gjatë dhe intensive e përditshme mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Partneri juaj është i stresuar
Studimet tregojnë se fertiliteti i një njeriu është prekur ndjeshëm nga streset e jetës, duke përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore. Të jesh i paaftë për t’u përballur me këto probleme ka gjithmon ndikim negativ.

6 arsye përse ndodh gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë

9 nga 10 femra te të cilat shfaqet gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë, lindin bebe të shëndetshme.

Çdo gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë kërkon konsultim me gjinekologun apo me maminë.

Nëse gjakrrjedhja është e pakët shkoni te mjeku për t’i bërë kontrollet e nevojshme, mirëpo nëse gjakrrjedhja është e madhe dhe e shoqëruar me dhembje, ndërkaq ju ndiheni keq dhe keni marramendje, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e shpejtë mjekësore.

Këta janë disa nga shkaktarët e mundshëm të shfaqjes së gjakrrjedhjes gjatë shtatzënisë:

1. Gjakrrjedhja implatacionale gjatë shtatzënisë

Nëse vëreni gjakrrjedhje të pakët ngjyrë të gështenjtë apo rozë, me siguri fjala është për gjakrrjedhje implatacionale, e cila zakonisht shfaqet shumë herët në fillim të shtatzënisë dhe mund të shfaqet në kohën e pritjes së menstruacioneve.

2. Gjakrrjedhja periovulacionale (e ashtuquajtura spotting)

Kjo gjakrrjedhje është e ngjashme me gjakrrjedhjen menstruale vetëm që më e pakët dhe ngjyra mund të oscilojë nga e kuqja deri te e gështenjta. Gjithashtu mund të shfaqet në kohën e pritjes së menstruacioneve.

Hormonet e shtatzënisë kanë për detyrë që të pengojnë menstruacionin, mirëpo te disa femra hormonet ngadalë ndryshojnë prandaj shkaktohen gjakrrjedhje në muajt e parë të shtatzënisë.

3. Erozioni i fytit të mitrës

Erozioni i fytit të mitrës shfaqet për shkak se në shtatzëni fyti i mitrës ndryshon, bëhet më i butë dhe më i ndjeshëm ndaj infeksioneve. Zakonisht shkakton gjakrrjedhje të butë.

Nëse vëreni gjakrrjedhje duhet të shkoni te mjeku për hulumtuar hollësisht për shkak se erozioni i fytit të mitrës mund të jetë shkaktuar nga infeksioni apo madje edhe nga kanceri.

4. Polipet

Ndonjëherë gjakrrjedhja mund të ndodhë nga polipe beninje. Nëse mjeku juaj konstaton që keni polipe ato nuk do t’i eliminojë derisa jeni shtatzënë, për shkak që ata spontanisht mund të tërhiqen pas lindjes.

5. Dështimi spontan

Gjakrrjedhja e madhe në shtatzëni është simptomë e cila kërkon ndihmë të shpejtë mjekësore. Mund të shkaktojë dështim spontan, ndërkaq simptomat janë gjakrrjedhja e dhembshme, dhembja e madhe në pjesën e poshtme të stomakut dhe marramendja.

6. Shtatzënia jashtë mitrës

Ndodh kur qeliza vezore e ngjizur zhvillohet jashtë mitrës. Kryesisht në vezore. Gjakrrjedhja shoqërohet me dhembje të mëdha në stomak. Në këtë rast bebja nuk mund të zhvillohet për shkak se është i domosdoshëm operacioni ndërkaq shtatzënia për fat të keq nuk mund të vazhdohet.

Pa marrë parasysh shkakun, çdo gjakrrjedhje në shtatzëni kërkon konsultim me mjekun kompetent.

Dieta braziliane që po bën namin, humbisni 12 kilogramë në 1 muaj

Woman holding up pants that are too large

Ndër dietat e shumta që tashmë dimë, shfaqet një e re: dieta braziliane. Kjo ju lejon të humbisni deri në 12 kg në muaj, sepse është shumë e lehtë.

Një dietë në të cilën agjërimi nuk pritet qartë, por falë marrjes së frutave dhe perimeve çdo ditë, metabolizmi mbetet aktiv dhe trupi mund të humbë kile shtesë. Le të shohim detajet!

!


Një dietë që kujton frutat dhe ngjyrat e Brazilit, pasi frutat dhe perimet janë rendi i ditës. Siç e përmendëm fillimisht, ky lloj i dietës përfshin 5 vakte për të ruajtur metabolizmin aktiv.

Çdo vakt, i cili është 3 kryesore dhe 2 të nën vakte, përfshin fruta dhe perime si bazë. Natyrisht është e mundur të hahet, për shembull, një drekë me një pjatë me oriz ngjyrë kafe (rreth 60 gr) dhe një darkë të alternuar me proteina ose djathrave.

Snacks dhe mëngjes, megjithatë, të gjithë duhet të bazohen në smoothies ose fruta të freskëta ose lëngje. Sheqernat jo, (kështu që nuk ka ëmbëlsira)!


Salcrat dhe alkooli janë absolutisht të ndaluara. Ajo zgjat vetëm një muaj dhe nuk mund të zgjatet më shumë: është shumë hipokalorike dhe organizmi mund të preket. Mjekët, për shembull, rekomandojnë që të vazhdoni me dietën për 2 javë, të largoheni për 7 ditë dhe ta rifilloni edhe për 2 javë. Le të kujtojmë se sa e rëndësishme është të konsultohemi me ekspertin sepse çdo organizëm ka nevoja të ndryshme.

 

Për 15 minuta mund ta kesh një lëkurë të re e të freskët

E gjitha është një përkujdesje e vazhdueshme, një ushqim i mirë, por edhe një “formulë”, e cila kërkon vetëm 30 minuta kohë, 15 në mëngjes dhe 15 në darkë para gjumit.

Gjeje kohën kur të mundesh, mjafton t’i zbatosh disa këshilla dhe rezultatin do ta kuptosh shumë shpejt.

Je gati të fillosh?

1 – Merr 1 lugë gjelle me qumësht të pazier dhe me një copë pambuku fshije fytyrën duke bërë lëvizje rrethore dhe në zonën e qafës. Bëje për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.

2 – Merr një fetë të trashë kastraveci. Pa e qëruar, por duke e prerë më feta rrethore fshije në lëvizje rrethore të gjithë fytyrën dhe zonat e qafës. Laje pas 15 minutash.

3 – Përgjysmo një domate, fshije butë mbi fytyrë dhe qafë dhe pastroje pas 15 minutash.

4 – Merr një lugë krunde gruri ose lëvore tërshëre. Bëj një pastë me disa pika uji. Fshije fytyrën dhe qafën butë duke larguar qelizat e vdekura. Mos përdor sapun, vetëm një spërkatje me ujë të ftohtë, e cila do të mbyllë poret.

5 – Dhalla e holluar është një variant i mirë për fytyrën. Vendose në fytyrë për 15 minuta, pastaj fshije lehtë me pambuk të njomë para se të aplikosh make-up-in.

6 – Masazhoje fytyrën dhe me një kub akulli.

7 – Merr një fetë të hollë molle. Vendose në fytyrë dhe lëre për 15 minuta. Efekti është i menjëhershëm. Thith vajin e tepërt dhe ndihmon për të mbyllur poret.

Aktori i Portokallisë zbulon një sekret që nuk e dinim për Elvana Gjatën dhe Jonida Vokshin

Aktori rrëfeu këtë herë për një sekret të këndshëm mes Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit, dy personazheve publik të njohur, por njëherësh edhe dy shoqeve të ngushta, të cilat gjatë viteve të Akademisë kishin një lojë të preferuar tyren: të lageshin me kovat e ujit që përdoreshin për të larë dyshemenë e Akademisë deri sa bëheshin qull.

Veleshnja ka treguar madje se në një rast është përfshirë edhe ai, por në të ndodhi edhe një incident i vogël, ku kova fluturoi dhe goditi Altin Bashën. Nga gjithçka aktori tregoi pa drojë, kuptohet që bëhet fjalë për një brez artistësh energjik dhe entuziast gjatë viteve kur ata studionin në Akademinë e Arteve të Bukura në kryeqytet.

 

Kështu dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare, nuk do ta njihni

Ajo është një nga moderatoret më të përfolura për transforminin gjatë viteve.

Moderatorja Luana Vjollca u akuzua se i trembej gjykimit të publikut prandaj dhe nuk kishte publikuar asnjë foto se si dukej vite më parë, të bëhej kështu pjesë e manisë më të fundit ‘10 vite më parë’.

Ajo ka zbuluar disa momente kur ka qenë imazhi kryesor i ‘Digitalb’ dhe vetëm 16 vjeç. “11 vite më parë, unë 16 vjeçe. Çfarë gjeta sot! Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i ‘Digitalb’. Ps: 48 kile”, ka shkruajtur ajo..

Lyrical Son është bërë baba pë herë të dytë, ky është emri i bukur që i kanë lënë fëmijës

Gresa sjell në jetë fëmijën, Lyrical Son bëhet sërish baba i një vajze.

Festim Arifi, i njohur për publikun si Lyrical Son, është gëzuar sërish me një fëmijë pasi Gresa ka sjellë në jetë vajzën e tyre të dytë,

vajza është lindur më 26 janar.

Ata i kanë lënë vajzës emrin e bukur, Erika.

Gresa gjithashtu edhe Erika janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Kjo është vajza e dytë e Festimit dhe Gresës, pasi ata jamë edhe prindër të Evës. e cila para disa ditëve ka festuar 3 vjetorin e lindjes.

si duken pas 40 vjetësh, Shamikuqja dhe Iliazi..

Ju kujtohet Shamikuqja dhe Iliazi? Kanë kaluar 40 vjet, por nuk e kanë humbur bukurinë e tyre. Ja si duken sot aktorët e filmit “Shamikuqja”, një film prodhim turk i vitit 1978. Edhe pse kane kaluar 40 vite që nga koha kur filmi korrte një sukses te jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, aktorët kryesorë të tij kanë mbetur të dashur për shume fansa të tyre të asaj kohe.

Dy aktorët simpatikë Turkan Soray në rolin e Asjas (Shamikuqja) dhe Kadir Inanir në rolin e Iliazit nuk e humbin bukurinë e tyre edhe pse në një moshë të brezit të tretë.

Turkan Soray 73 vjeç ka në arkivin e saj një galeri të terë me role në dhjetëra filma, ndërsa Kadir Inanir 69 vjeç, përveç shumë roleve në filma, është vlerësuar edhe si regjisor./gsh

     

Demi Rose po çmend rrjetet me përmasat e saj gjigante trupore

Demi Rose po vazhdon t’i shijojë në maksimum pushimet në Tajlandë, mirëpo duket se ka ‘probleme’ me bikinit.

Zeshkania seksi, Demi Rose nga pushimet e saj në Tajlandë me ndjekësit po ndan fotografi të ndryshme provokative. Në shumicën prej tyre ka bërë që fansat të jenë në dilemë nëse bikinit janë të vogla apo përmasat e saj super të mëdha.

Edhe në postimin e saj të fundit Demi ka treguar gjoksin bombastik

 

Dua Lipa, kalon këngëtaren e famshme për t’u bërë me albumin më të dëgjuar në botë nga femrat

Qysh ma albumin e parë Dua Lipa ka arritur të thejë rekorde.

Dua ka arritur që të kalojë edhe albumin që po konsiderohet si ‘pop perfeksion’, atë të Taylor Swift, ‘1989’.

Në rrjetin muzikor ‘Spotify’, ‘Dua Lipa’, albumi i parë i duar i cili ka emrin e saj të plotë, është dëgjuar plot 9.463 miliard herë. Kështu, ‘Dua Lipa’ ka lënë pas albumet si ‘1989’ nga Taylor Swift, ‘Prism’ nga Katy Perry dhe ‘My Everything’ nga Ariana Grande.

‘Dua Lipa’ është publikuar në vitin 2017 dhe numëron hite si ‘New Rules’, ‘Be the one’, ‘Hotter than hell’, ‘IDGAF’, ndërsa në ri-publikimin e tij Dua ka shtuar edhe të gjitha bashkëpunimet që ka bërë me artistë të njohur botëror

 

Romantike, ja si i uron ditëlindjen Ronaldo të dashurës së tij

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetin social, Instagram për t’i uruar ditëlindjen të dashurës së tij, Georgina Rodriguez e cila mbush 25 vjet.

Sulmuesi i Juventusit dhe modelja spanjolle janë në një lidhje qe dy vjet.

“Urime për gruan më të mrekullueshme që Zoti mund të sillte”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Vlen të ceket se Rodriguez është e pranishme në çdo lojë të Juventusit në ‘Allianz Stadium’.

Roza Lati ia kap gjoksin mysafires LIVE në emision (Video)

Para disa kohësh, në faqet rozë qarkulloi fotografia e Fatma Methasanit duke kapur gjoksin e Roza Latit në një festë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe moderatorja e “Why Not” në Ora News iu hakmorr.

Gjatë emisionit, Roza i kërkoi Fatmës që të mbyllte sytë.

Aty erdhi e papritura! Roza Lati i kapi gjoksin Fatma Methasanit.Shikoni videon:

Cilët vite mendoni se janë më te lumtura të jetës tuaj?!

Mendoni se keni arritur tashmë kulmin e lumturisë në jetë? Epo prisni dhe pak…Sipas studiuesve dy vitet më të lumtura do ti kaloni në këtë kohë:

Mendoni se keni arritur tashmë kulmin e lumturisë në jetë? Epo prisni dhe pak…Sipas studiuesve dy vitet më të lumtura do ti kaloni në këtë kohë:

Sipas konkluzioneve të studimeve nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, ne jemi më të lumtur në dy pika në jetën tonë – jo vetëm një. Studiuesit kërkuan 23,000 vullnetarë gjermanë nga 17 deri në 85 vjeç për të vlerësuar kënaqësinë e tyre në jetë.

Pjesëmarrësit parashikuan se sa të lumtur do të ndiheshin në pesë vjet, dhe pastaj, pas pesë vjetësh ata treguan se si ishin në atë moment. Rezultatet e tyre? Negative! Studimi zbuloi se lumturia tenton të ndjekë një kurbë të formës U gjatë jetës së një individi, me kënaqësi që arrin nivele më të larta gjatë ekstremeve të spektrit të moshës së studimit dhe lëkundet me moshën e mesme. Plus, studiuesit vunë re dy vitet më të rëndësishme kur lumturia shkëlqen: moshat 23 dhe 69 vjeç.

Në fillim të 20-ave, ne jemi energjikë dhe të gëzuar për ndryshimet që vijnë së bashku me moshën e re: karriera të reja, vende të reja për të udhëtuar dhe njerëz të rinj për t’u takuar. Deri në kohën që arrijmë në moshën ’60 dhe ’70, megjithatë, ne kemi mundësi të dalim në pension dhe tani mund të gjejmë kohën – për të mos përmendur paratë – për ushëtimet që na kanë ngelur

Rita Ora ishte afër të bëhej reja e David Beckham?!

FLITET SE Rita Ora dy vite më parë ishte parë bashkë me djalin e futbollistit të njohur David Beckham, Brooklyn.

Në atë kohë u spekulua se dyshja ishin në lidhje por asnjëherë nuk u konfirmua, transmeton Indeksonline.

Rreth kësaj ka shkruar e përditshmja ‘DailyMail’ ,ku ka treguar që dy vite më parë, Brooklyn po filtronte me këngëtarën e njohur.

Kundër kësaj romance kishte dalë nëna e Brooklyn, Victoria Beckham ku edhe ishte grindur me Ritën në një dark të përbashkët.

Nga ajo kohë, Victoria ia kishte ndalur djalit të saj që të takohej me këngëtaren shqiptare, shkruan ‘The Sun’.

Dy vite më parë Brooklyn ishte vetëm 19 vjeç, kurse Rita 28 vjeçare.

 

Nuk është më Norvegjia! Ky është vendi më i lumtur në botë

FLITET SE Vendi ku ka njerëzit më të lumtur në botë është Finlanda. Sipas huliumtimit të publikuar pak kohë më parë Finlanda zë vendin e parë , si vendi me i lumtur në botë.

Finlanda ka kaluar Norvegjinë për t’u listuar si vendi i parë më i lumtur në botë, thuhet sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Raporti Botëror i Lumturisë theksoi gjithashtu edhe rënien e SHBA-së, me një krizë të obezitetit, abuzimit me substanca dhe depresionit.

Studimi zbulon se katër vendet e para janë zënë nga vendet nordike, me Finlandën të parën dhe pas saj është radhitur Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Hoteli më i shtrenjtë në botë ndodhet në Zvicër

Sa shumë dini për hotelet në botë. Disa hotele tashmë janë hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinnes.

Për shembull hoteli më i madh ndodhet në SHBA, ai më i larti në Dubai dhe më i shtrenjti në Zvicër.

Ja disa rekorde

1.Gevora Hotel (Dubai-Emiratet e Bashkuara Arabe) – Hoteli më i lartë në botë

Gevora Hotel në Dubai (356 metra), në Emiratet e Bashkuara Arabe, është hoteli më i lartë në botë. Hoteli ka 75 kate, 528 dhoma (më e vogla nëse do ta cilësonim kështu është 46 metra katrorë; më e madhja 85 metra katrorë). Ndër të tjera hoteli ka 5 restorante, 2 palestra dhe pishina (njëra e hapur dhe panoramike, e ndërtuar në tarracën e hotelit), shkruan ‘monitor’.

2.Hotel President Wilson (Gjenevë-Zvicër) – Hoteli më i shtrenjtë në botë

Hoteli më i shtrenjtë në botë, ose më mirë të themi, dhoma më e shtrenjtë në botë ndodhet në Europë, në Zvicër, në Hotel President Wilson. “Royal Penthouse Suite” më shumë se sa një dhomë, duket një hotel brenda hoteli: 12 dhoma gjumi që zënë një kat të tërë (kati i tetë) me 12 banja të dekoruara në mermer dhe me pamje mbi liqenin Lemano dhe Malin e Bardhë, një bibliotekë, një ashensor privat, një mazhordom dhe një shofer gjithnjë në dispozicionin tuaj. Çmimi: 70 mijë euro nata, përcjell albinfo.ch.

3.MGM Grand në Las Vegas (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)  – Hoteli më i madh në botë

Me më shumë se 5 mijë dhoma, Hoteli ka një kazino, MGM Grand Arena (për koncerte, spektakle dhe ngjarje sportive), 16 restorante, pishina e shumë atraksione të tjera. Pra më shumë se një hotel, një “qytet”.

  1. First World Hotel& Plaza (Genting Highlands – Malajzi) – Hoteli me më shumë dhoma (deri tani)

Edhe pse në fakt për numrin e dhomave, vendi i parë i takon First World Hotel& Plaza, me më shumë se 7300 dhoma.

5.Abraj Kudai Hotel (Mekë – Arabi Saudite) – Hoteli me më shumë dhoma (në ndërtim)

Këto dy rekorde do të thyhen shumë shpejt nga Abraj Kudai Hotel, aktualisht në ndërtim në Arabinë Saudite, i cili do të ketë rreth 10 mijë dhoma që do të ndodhen në 12 kulla, me 70 restorante.

  1. Central Hotel & Café (Kopenhagën – Danimarkë) – Hoteli me dhomën më të vogël

Central Hotel & Café në Kopenhagën (Danimarkë) ndodhet në lagjen historike Vesterbro: sipërfaqja e një dhome është 12 metra katrorë.

7.Eh’haeusl (Amberg – Gjermani), është hoteli më i vogël në botë, vetëm 50 metra katrorë.

8.Nishiyama Onsen Keiunkan (Hayakawa – Japoni) – Hoteli më i vjetër në botë.

I ndërtuar në rrëzë të malit Fuji – 13 shekuj histori, 52 breza të së njëjtës familje, 37 dhoma, ne Nishiyama Onsen Keiunkan mund të ndieni ende historinë e Japonisë antike, me samurajit që shëronin plagët e luftës me ujërat termale të zonës.

9.Ice Hotel (Jukkasjärvi – Suedi)-Hoteli më i ftohtë në botë

Hoteli më i ftohtë në botë ndodhet në Lapland suedez, mund ta cilësojmë një hotel “sezonal”. Dhomat e tij janë realizuar me blloqe akulli, të cilat shkrijnë gjatë pranverës dhe ndërtohen sërish në dimër. Çdo dhomë ka një temë të caktuar.

  1. Hyatt Capital Gate Hotel (Abu Dhabi – Emiratet e Bashkuara Arabe) – Hoteli më “i pjerrët” në botë.

Një hotel me pesë yje, 189 dhoma, një pishinë të hapur dhe një qendër spa e njohur si “Spa e qiellit” pasi ka pamje mbi Gjirin e Abu Dhabit. Pjerrësia e tij? 18 gradë. Një përvojë për ata që kanë stomak të fortë.

11.Desert Cave Hotel (Australi) – Hoteli “më i thellë” në botë

Desert Cave Hotel, i ndërtuar në mes të shkretëtirës australiane ka 19 dhoma. Në të vërtetë, i gjithë qyteti Coober Pety, rreth 1500 shtëpi, si dhe hoteli, është nën nivelin e detit; një zgjidhje e banorëve në fillim të viteve ‘900 për t’i shpëtuar temperaturave asfiksuese që në verë mund t’i kalojnë edhe 50 gradë Celsius.

  1. Hotel Millepini Terme (Montegrotto Terme – Itali) – Hoteli me pishinën më të thellë

Pishina e këtij hoteli duket si një minihumnerë 42 metra, ekuivalente me një pallat 14-katësh. Pishina quhet ndryshe edhe Y-40 The Deep Joy. Përveçse frekuentohet nga mysafirët e hotelit – ajo pret – veçanërisht në dimër – kur temperaturat e bëjnë të vështirë stërvitjen –zhytës profesionistë dhe notarë të pasionuar pas zhytjeve nga e gjithë bota.

Sekreti i suksesit qëndron në atë se me kë martoheni

FLITET SE në Qoftë se e keni kuptuar deri tani apo jo, suksesi dhe pikëpamja juaj mbi jetën varet gjithashtu edhe nga njerëzit me të cilët e rrethoni veten.

Këtë e ka dëshmuar edhe shkenca së fundmi, ku shkencëtarët kanë thënë se suksesi personal varet nga ajo se me cilin person martoheni, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar së fundmi, tregon se bashkëshortët mund të kenë ndikim të madh në vendimet që i merrni, rrjedhimisht duke kontribuar fuqishëm në suksesin apo dështimin tuaj.

Sipas këtij studimi, personat me bashkëshort/e që i mbështesin janë më të prirë t’i japin vetes shanse për të shënuar sukses.

Hulumtuesit kanë kryer disa eksperimente, përmes së cilave kanë konstatuar se personat me partner inkurajues dhe mbështetës janë më të prirë të garojnë në gjëra të ndryshme dhe duke pranuar sfida të reja.

Çiftet të cilët kishin vendosur të përballeshin me sfida të reja kishin raportuar për lidhje më të lumtura, për pjekje individuale, për mirëqenie më të mirë mendore dhe kishin qenë në përgjithësi më të lumtur sesa çiftet tjera.

Ndoshta dëshmia më e mirë se suksesi juaj varet nga personi me të cilin/cilën martoheni është duke i analizuar çiftet e famshme. Pra, merrni shembull Barack dhe Michelle Obaman, Mark Zuckerberg dhe Pricilla Chan-in, Jay-Z dhe Beyonce-n, etj.

Pra, nuk është befasi që nëse e keni dikë që beson në ju, do të keni vetëbesim më të madh dhe do të ndërmerrni më shumë vendime të rrezikshme.

Cilësohet si numri i djallit, por në të vërtetë çfarë fshihet pas numrit 666

Numri 666 është cilësuar si numri i djallit. Së fundmi ky numër është cilësuar edhe si numri i Antikrishtit.

Por a ka ndonjë domethënie të frikshme ky numër?

Sipas web-sajtit “Numberphile”, ky numër nuk ka asnjë veti matemartikore tëspikatur dhe nuk duhet të kemi aspak frikë nga ky numër.

Gjithashtu janë hedhur teza se numri 666 nuk është përdorur për të treguar “numrin e bishës”, ose djallit e thënë ndryshe në Dhiatën e Re, por ka dyshime se në këtë vepër të shenjtë është përdorur si një kod.

Ndërsa më pas mendohet se ky numër është përdorur për të përshkruar ligësinë e perandorit Neron.

Shpesh herë ky perandor është cilësuar si rrënja e gjitha të këqijave. Por ende mbetet një mister se pse ky numër frikëson shumë persona.

Prekëse, nëna me kancer zgjedh jetën e fëmijës që kishte në bark në vend të sajës

Shikuesit e emisionit, Hospital në BBC 2 kanë mbetur të prekur nga historia e një pacienteje me kancer e cila zgjodhi jetën e fëmijës që kishte në bark në vend të sajës.

Në episodin e tretë të programit u tregua historia e një gruaje, e njohur vetëm si Kate, e cila mori vesh gjatë shtatzënisë se kanceri i gjirit i ishte kthyer dhe i ishte shpërndarë në kocka.

E vendosur mes radioterapisë dhe jetës së vajzës që mbante në bark, ajo vendosi që të çonte deri në fund shtatzëninë edhe pse kjo mund t’i kushtojë jetën.

Ndërkohë, teleshikuesit që ndoqën programin natën e së premtes e kanë quajtur Kate një nënë trime dhe inspiruese duke shtuar se historia i kishte bërë të qanin.

Një përdorues shkruante:

“Sonte ne e kuptuan sesa e fuqishme mund të jetë dashuria e një nëne.”

Vajza erdhi në jetë me anë të një operacioni cezarian 6 javë përpara kohe, në mënyrë që e ëma mund të niste menjëherë trajtimin për kancerin.

Mjekët nuk e dinë edhe sa kohë mund t’i ketë mbetur, por ajo është e lumtur që u bë nënë për së dyti.

 

Shqiptari grusht në rrugët e Londrës, sharje me ‘libër shpie’ (VIDEO)

Bëmat e shqiptarëve në kryeqytetin e Anglisë janë të njohura, ku shpesh me anë të suksesit në karrierë por edhe me lidhjen e disa prej tyre me bandat kriminale të drogës e jo vetëm janë vënë edhe në qendër të mediave ndërkombëtare.

Këtë herë një shqiptar ka tërhequr vëmendjen ku në një video që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa konfliktohet fillimisht me një shtetas londinez, e më pas pjesë e sherrit bëhet edhe një tjetër person.

Me sa kuptohet edhe nga pamjet e mëposhtme, duket se londinezi e ka acaruar keq shqiptarin, i cili nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip.

Ky i fundit ishte i shoqëruar nga vajza e tij, e cila dëgjohet të thërrasë gjatë gjithë kohës:

‘Babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba’, në mënyrë që të largohen, por shqiptari vazhdon dhe ndjek londinezin rreth e përqark makinave, ndërsa dëgjohet që e shan:

‘Do të q… ropt. Motherfu.ker’.

 

Jeni shtatëzenë! Ja çfarë duhet të dini javë pas jave

Si po rritet bebi juaj?
Jeni në tremujorin e parë, këto gjëra duhet t’i dini!
Zhvillimet e mëdha të kësaj jave : bebi mund ti mbyll sytë, të vrenjtet në fytyrë, të bëj urinën dhe madje të fus gishtin në gojë! Falë impulseve të trurit, muskujt e fytyrës po stërviten pasi po formohen shprehitë e fytyrës. Veshkat po prodhojnë urinë, një proçes që do e zgjasë deri sa të lind. Nëse do kesh ndonje vizitë me eko se shpejti mund ta kapësh duke thithur gishtin. Lajmi tjetër: Bebi po rritet dhe ka masën e një limoni, trupi po rritet më shpejtë se koka.

Si po të ndryshon jeta
Mirëserdhe në trimestrin e dytë!
Energjia po ju rikthehet, dhe nga gjoksi mund të jeni më rehat, përzierja është zhdukur. Nësë jo, ki shpresë sepse do zhduket. Ke filluar të dukesh dhe sekreti nuk mund të mbahet më. Merr pak kohë për të bërë planë, ëndërruar dhe për ta shijuar këtë kohë. Është normale të këni merak herë pas herë po përqëndrohu të kujdesesh për veten dhe bebit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi i bebit:

Hunda, goja dhe veshet që do përkedhelesh pas 8 muajsh po fillojnë të marrin forme. Nëse do mund të shihje brënda uturusit tënd, do të shihje një kokë të madhe dhe pika të errëta atje ku do të jënë sytë dhe hundët që po fillojnë të formohen. Bebi duket pak i çuditshëm por mos u frikëso çdo gjë do marri formë. Veshët janë të shënuara me gropa të vogla anash kokës, këmbët dhe duart nga gropa të zmadhura. Zemra e bebit tënd rreh nga 100-160 herë në minutë pothuajse dy herë më shpejtë se e jotja, dhe gjaku sapo ka filluar të qarkullojë në trupin e tij. Organet e brëndshme kanë nisur të zhvillohen. Tani bebi jotë ka madhësinë e një monedhe apo një kokërr thjerrëze.

Fakte që femrat janë më të afta se meshkujt

Në Greqinë e lashtë femrat janë konsideruar si specie të ndryshme nga meshkujt, sepse trupi i tyre ishte shumë ndryshe.

Edhe pse kohët kanë evoluar, ka ende shumë sekrete rreth trupit të një femre. ‘Bright Side’ na sjellë disa fakte nxjerrë nga studimet e kohëve të fundit dhe disa prej tyre mund t’ju habisin.

Femrat janë të mira në dëgjimin e zhurmave të larta

Që nga një moshë fare e vogël, femrat arrijnë të dëgjojnë zhurma shumë të larta. Një vajzë 1 javëshe, arrin të dallojë zërin e mamasë nga çdo zë tjetër. Kjo gjë mund të jetë e dobishme jo vetëm për t’u kujdesur për një bebe, por edhe për të dalluar nëse një person ju gënjen ose jo, pasi femrat mund të dallojnë dhe ndryshimin më të vogël të zërit.

Femrat janë më të zgjuara

Truri i një mashkulli është më i madh, por sipas studimeve, femrat tregojnë rreth 3% rezultate më të mira në testin e inteligjencës. Kjo dhe një aftësi për të bërë gjëra të shumëfishta në të njëjtën kohë është shkaktuar nga një ndryshim në strukturën e trurit të vogël të femrave. Kjo zonë e trurit është më e madhe tek femrat dhe ka rreth 30% më shumë lidhje nervore në të se sa trurin e meshkujve.

Kromozomi X është pjesë e një sistemi imunitar të fortë

Sipas shkencëtarëve, kromozomi X që është përgjegjës për lindjen e një vajze, paketon më shumë mikro-ARN, e cila forcon sistemin imunitar të foshnjës dhe ul rrezikun e kancerit.

Femrat i kalojnë sëmundjet më shpejtë

Maya Saleh ka zbuluar se estrogjeni i hormoneve, i cili është më shumë i pranishëm tek femrat sesa meshkujt, është përgjegjës për t’i dhënë fund procesit të inflamacionit. Kjo do të thotë se trupat e grave i kalojnë sëmundjet më shpejtë dhe më lehtë.

Planet e Facebook, shkrin tre shërbime në një

Facebook planifikon të shkrijë në një shërbimet e tij të mesazheve Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Ndërsa të tre ata janë aktualisht aplikacione të veçantë, në një nivel më të thellë do të jenë të lidhur në mënyrë që mesazhet të mund të udhëtojnë mes shërbimeve të ndryshme. Facebook tha për BBC se ishte në fillim të një procesi të gjatë.

Plani është raportuar fillimisht nga New York Times dhe besohet se është një projekt personal i themeluesit Mark Zuckenberg. Pasi të ketë përfunduar, shkrirja do të bëjë që një përdorues i Facebook të mund të komunikojë direkt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp.

Kjo është aktualisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë një lidhje të përbashkët. Puna për të shkrirë të tre këta elementë ka nisur, raporton Nju Jork Tajms dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti.

Zuckenberg raportohet se po këmbëngul për një plan integrimi që ti bëjë shërbimet e tij më të përdorueshme dhe të rrisë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë në to. Duke bashkuar të gjithë përdoruesit në një grup masiv, Facebook mund të konkurrojë me më shumë efikasitet me shërbimet e mesazheve të Google dhe imessage të Apple.

Big Mama është dobësuar kaq shumë, pothuajse “asht dhe lëkurë”! (Foto)

Këngëtarja e njohur, Big Mama ka humbur goxha shumë peshë që nga operimi i saj në lukth.

Kurse, sot ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet pran pishinës e veshur me trenerke, çizme dhe pallto të trash dimri.

Si duket, Bigi po e shijon motin e ftohtë, teksa në pah po vë edhe linjat trupore shumë të dobëta krahasuar me ato para disa vitesh.

 

 

​Facebook-Airbus, dron me energji diellore

Rrjeti social Facebook po bashkëpunon ngushtë me kompaninë e prodhimit të avionëve Airbus për të testuar avionë të rinj me energji diellore në Australi.

Portali Netzpolitik tregon se dy kompanitë janë përfshirë në një marrëveshje ku kanë testuar dronin në nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Rrjeti social Facebook është fokusuar tek zhvillimi i një droni me energji solare i aftë për të sjellë imazhe në internet në vendet e botës të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në portalin Netzpolitik bëhet fjalë për modelin Zephyr S prodhuar nga Airbus, ku hapja e krahëve prej 25 metrash dhe që peshon 75 kilogramë.

Droni do të jetë në gjendje për të qëndruar në ajër për një kohë të gjatë në sajë të sistemit të paneleve që mbulojnë sipërfaqen e tij . Dronet veprojnë në një lartësi prej 20 kilometrash dhe lidhen me tokën nëpërmjet radiove me valë milimetër.

Zëvendësministri, djali i Nexhat Dacit vdes nga orteku në Brezovicë

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë, dyshohet të jetë Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, raporton Gazeta Metro.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.

Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në fb.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, Njihej si sikajtor, që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.

Almeda viziton gjyshin dhe thotë: Do të jetë një stërgjysh i mirë

Flitet se Almeda Abazi po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pritjen e ëmbël.

Me barkun tashmë të rrumbullakosur bukuroshja pret së shpejti të sjellë në jetë vogëlushin e saj dhe të aktorit turk Tolgahan. Këto ditë ajo është kthyer në Shqipëri për të takuar të afërmit e saj dhe një fakt të tillë e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.

Në foton e fundit të postuar prej saj shohim se bukuroshja ndodhet në Tiranë dhe ka takuar gjyshin e saj. Krahas fotos Almeda ka shkruar: “Ai do të jetë një stërgjysh i mirë së shpejti”,-përfundon aktorja e njohur në rrjete sociale.

Vetëm 1 në 7 persona arrin ta gjejë gabimin në këtë imazh

Imazhi është publikuar në disa media evropiane dhe një kërkim i bërë ka evidentuar se vetëm 15 për qind e lexuesve që kanë reaguar.

Pra një në shtatë persona, ka arritur të gjejë saktë dhe shpejt gabimin që gjendet në këtë imazh.

Shikojeni mirë. Vëzhgoni vendin përreth, shtëpinë, pemët, portën, rrugën…

Nuk pikasni dot gjë?

Nuk gjeni asgjë të çuditshme?

Atëherë shikoni me kujdes në oxhakun e shtëpisë, tymi që del prej tij dhe vazhdoni shikimin duke parë pemët në të majtë të imazhit.

Pikërisht, era që lëviz gjethet e pemëve shihet se si fryn në drejtim të kundërt me tymin nga oxhaku.

Foshnja 9 muaj në bark, ja si vjen në jetë (Video)

Kjo video tregon se si një fëmijë vjen në jetë.

Rrahja e parë e zemrës, lëvizja e parë, ndjesitë, të gjitha të përcjella në një video që me plot gojën mund të quhet video e mrekullisë.

Klipi ofron një pamje 3D të zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës.

Një video që do të ishte interes të shikohej si nga nënat ashtu edhe baballarët.

Këto janë përfitimet shëndetësore nga seksi i përditshëm

Nëse keni menduar se përfitimi i vetëm i seksit ishte, kënaqësia, ka një lajm të mirë për ju

Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Një studim i kohëve të fundit thotë se meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë se dy herë në javë, kanë një rrezik më të vogël për të marrë një sulm në zemër.

Përforcon imunitetin

Seksi në baza ditore rrit nivelin e imunoglobulinës A (IgA), gjë që e bën trupin tuaj të fortë kundër sëmundjeve si ftohja dhe ethet e zakonshme.

Zvogëlon stresin

Një studim ka provuar gjithashtu se njerëzit, të cilët gëzojnë aktivitete të rregullta seksuale mund të përballojnë stresin më mirë dhe janë më të lumtur.

Largon dhimbjen

Nëse keni dhimbje koke, bëni seks menjëherë vend, sepse, kur jeni gati të arrini orgazmë, niveli i hormonit oksitocinë rritet në pesë herë. Kjo endorfinë në fakt zvogëlon dhimbjet.

Si t’i zbardhni dhëmbët me lëvore të bananes

Ndoshta keni dëgjuar për fuqitë magjike të bananes.

Bananja është e mirë për shëndetin tuaj. Fruti është i pasur me vitamina të shumta. Ngrënia e një banane në ditë do t’ju mbajë më të shëndetshëm.

Do t’iu marrë një minutë ose dy për të pastruar dhëmbët.

Gjithçka që iu nevojitet është një lëvozhgë bananeje. Fërkojeni atë në dhëmbë dhe mishra përreth dy minuta. Pas kësaj, lani dhëmbët me pastë dhëmbësh.

Jennifer Lopez teksa shkon në palestër, ja si duket (Foto)

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme botërore, gjithmonë në qendër të vëmendjes për performancat dhe pamjen e saj.

Bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila edhe pse vitet ikin, ka treguar se është në super formë me linjat trupore.

49-vjeçarja është fotografuar teksa shkonte në palestër dhe sigurisht e gjithë vëmendja ishte te format e saj.

J.LO shoqërohej nga i dashuri i saj Alex Rodriguez, me të cilin lidhja duket se po ecën mjaft mirë. Format e mrekullueshme të këngëtares janë rezultat i punës së saj intensive në palestër.

Shikoni me poshtë sa në super formë është JLO, foto janë publikuar nga “mailonline”.

Elita Rudi befason me veshjen e saj në shtatzani

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të përfolura nga mediat dhe publiku shqiptar.

Ajo para pak muajsh u martua me reperin, Gjiko dhe dasma e tyre madhështore e me shumë të ftuar mori vëmendjen e të gjithëve. Elita tani është shtatzënë në fëmijën e parë dhe gjatë kësaj kohe duket se ka ndryshuar shumë.

Ajo tani ka publikuar dy foto ku shfaqet e veshur me një pallto të gjatë e ngjyrë vjollce, me këtë stil ajo ka befasuar fansat e saj.

10 mësime jetësorë që kuptohen vetëm nga femrat e fuqishme

Për disa e kaluara është e mbushur me marrëdhënie të dështuara, prishje me miqtë dhe me fillime të reja, jeta është përplot me sfida dhe tejkalimi i tyre ju bën të fortë dhe të qëndrueshme.

Ja 10 këshilla se si të mbijetoni:

  1. Dashuro por mos u bën e varur – Një femër e fortë e di se si të lulëzojë pranë dikujt e më pas ta lërë të lirë. Në fillim humbja e dashurisë është shkatërruese mirëpo nje fëmr e fortë gjen mënyrë se si të vazhdojë tutje.
  2. Rreziko – Një femër e fuqishme nuk frigohet nga rrezikimi, ajo do të shpërngulet në një qytet tjetër dhe do të fillojë jetë të re e vetme. Një femër e fortë e di se rrezikimi është i dobishëm dhe do t`i sjellë diçka të re.
  3. Pasi të rrëzohesh, ngritu – Një femër e fuqishme nuk frigohet nga dështimi pasiqë menjëherë ngritet në këmbë dhe vazhdon. Femra e fortë i tejkalon këto vështirësi dhe merr mësim nga ato.
  4. Largohuni nga prindërit tuaj – Një femër e fuqishme e di se duhet të largohet nga shtëpia herët, e tejkalon ndarjen me më të dashuit dhe vazhdon jetën e saj nëpër botë. Ajo di si të kujdeset për veten edhepse familja e sa është shumë larg.
  5. Sprovohuni jashtë zonës suaj të komfortit – Një femër e fortë është në gjendje të futet në një dhomë me të panjohur dhe të ecë me vetëbesim sikurse të ejtë pronare e atij vendi. Femra e fortë e kupton rëndësinë e të qenit në një qytet të ndryshëm, në një punë të re, lidhje të re e tj.
  6. Gjejeni rehatinë në vetmi – Femra e fuqishme është e vetëdijshme se njerëzit vijnë e shkojnë, ajo është e lumtur kur është e rrethuar me njerë mirëpo ngelet rehat edhe kur është vetëm në dhomë.
  7. Përjetoni luftën – Një femër e fortë ka përjetuar luftën, ajo shpesh dëgjon sirenat dhe ka parë njerëzit duke vrapuar për në strehimore. Ajo ka parë fytyrën e nënës që frigohet për jetën e fëmijëve të saj, lufta vetëm e ka bërë më të firtë dhe ka bërë që ta vlerësojë jetën më shumë.
  8. Pushtoni frikën tuaj – Një femër e fortë ka frikë sikurse të gjithë, mirëpo ajo e kupton se frika mund të jetë e paarsyeshme dhe se duhet të pushtohet që të çlirohet nga ajo. Një femër e fortë i ngjitet aeroplanit edhepse nuk ka dëshirë.
  9. Sfidojeni trupin – Një femër e fortë e njeh mirë trupin e saj. Ajo e kupton se stërvitja do e bëjë më të fortë dhe se është e mirë për shëndetin e saj.
  10. Ëndërroni shumë – Një femër e fortë ka ëndrra të mëdha, ajo dëshiron të arrijë diçka në jetë dhe të jetë më e mira në atë që bën. Ajo nuk e dekurajon veten me dyshime por beson në vetvete dhe mundohet t`ia arrijë qëllimit.

Albëria Hadërgjonaj flet për ish burrin e saj (VIDEO)

Burri im më ka tradhtuar gjithmonë

Është kjo këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, emri i së cilës u lakua jashtëzakonisht shumë kohëve të fundit nga mediat rozë.

Ishte historia e saj e përjetuar me bashkëshortin, kjo aryseja kryesore, që mediat u morën tejet mase me të.

E sidomos deklaratat e saj kundrejt tij u bënë ende më të forta, që shkrimet të vazhdojnë për të, ku fjala kryesore gjithmonë e saj ishte “Unë nuk kam pasur një martesë të lumtur”.

Për më shumë, mund ta ndëgjoni intervistën e plotë, e cila pa rezerva risjell historinë më të përfolur të saj.

 

Ja si dukej Era kur ishte gjimnaziste (Foto)

Era Istrefi është një ndër këngëtarët më të sukseshme.

Emri i saj ka arritur që për një kohë të shkurtër të krijojë famë botërore, shkruan “Kosovarja”. Vitin që lam pas ajo ka korrur një sukses jashtëzakonisht të madh.

Por, sigurisht të gjithë ata që njohin Erën janë kureshtarë të dijnë pamjen fizike të saj para se të paraqitej në skenë.

E, këtë na e dëshmon fotoja e saj kur ajo ishte në gjimnaz.

Sigurisht, të gjithë janë të njejtit mendim që ajo totalisht duket si person person tjetër me ndërhyrjet që ka bërë pothuajse në çdo pjesë të fytyrës.

Premierë: Dua Lipa publikon “Swan Song”

Publikohet kënga e shumëpritur e Duas

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Swan Song” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv Kjo është kënga e parë e artistes për vitin 2019 dhe e veçanta e saj është sepse do të përdoret si kolonë zanore në filimin “Alita: Battle Angel”. Filmi, “Alita: Battle Angel” premierën do ta ketë më 14 shkurt të këtij viti.

Dua pjesëmarrjen në këtë film ka kohë që e ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar edhe sa krenare ndjehet që do të jetë pjesë e një filmi që rolin kryesorë do ta ketë një grua.

 

Jem Wolfie “pushton” Instagramin me… (FOTO)

Modelja australiane Jem Wolfie ka treguar të pasmet në foton e saj më të re të postuar në Instagram. 26-vjeçarja, e cila ka 2,4 milionë ndjekës në Instagram, ka pozuar e ulur në karrige, duke nxjerrë në pah ndoshta “asetin” e saj më të mirë.

Dua Lipa publikon pamje nga xhirimet e videoklipit të ri (FOTO)

Dua Lipa, ka postuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të saj të fundit, “Swan Song”, që njëkohësisht do të jetë kolonë zanore e filmit me buxhet të lartë, “Alita”.

Klipi duket se do të jetë shumë artistik dhe do ta sjellë Duan duke aktruar, derisa kënga lansohet për publikun mbarë botërorë të enjten më 24 janar, transmeton KTV.

Mot i ftohtë me borë? Jo për modelen që po shijon diellin e plazhin (FOTO)

Modelja Rocky Barnes ka shkelur në parajsat më të bukura tropikale në mbarë botën, duke pozuar përpara aparatit fotografik.

Modelja e njohur Rocky Barnes ka vizituar parajsat më të bukura tropikale në mbarë botën, duke pozuar përpara aparatit fotografik.

Ndërkohë kësaj radhe, 33-vjeçarja nga Los Angeles ka zgjedhur një tjetër destinacion ekzotik.

Modelja seksi ka ekspozuar format e saj perfekte në Tulum të Meksikë, që gjendet në bregdetin e Karaibeve dhe i përket provincës Jukatan.

Vajza e Van Damme shpreh dëshirën ta vizitojë Shqipërinë

Vajza e aktorit të famshëm Jean Claude Van Damme gjatë një interviste të fundit është shprehur se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë.

Gjatë një intersivte të fundit të realizuar për revistën ‘Class’, vajza e Van Damme, Bianca është shprehur se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja ta vizitoja një ditë, atëherë do të mund t`i përgjigjem edhe kësaj pyetjeje”, është përgjigjur Bianca kur e kanë pyetur nëse e ka vizituar Shqipërinë dhe çfarë mendimi ka për shqiptarët.

Bianca e cila njihet për disa nga rolet e saj nëpër filma, në intervistën në fjalë ka folur edhe për raportin që e ka me babain e saj.

“Do të thosha që është si ai libri që e merr gjithmonë për ta lexuar, por nuk e përfundon kurrë, mjaftueshëm interesant për ta lexuar një herë në disa kohë. Ai ka qenë gjithmonë duke punuar e udhëtuar dhe me kalimin e kohës largësia u bë diçka normale për mua”, ka thënë ndër të tjera ajo.

 

Enca Haxhia zihet ngushtë, ka kopjuar këtë personalitet të njohur

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia është në përgatitje të një balade të re, të cilën ka paralajmëruar se do ta sjellë shumë shpejt për fansat e saj.

Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi 1.9 milion njerëz.

Ditë më parë, ajo ndezi rrjetin me disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej duke pozuar në bikini të gjelbra transparente.

Ajo vinte në pah format e saj trupore, ndërsa dukej mjaft tërheqëse teksa pozonte pranë aparatit.

Mirëpo ka diçka që nuk shkon, pasi për të realizuar fotografi të tilla, duket se këngëtarja shqiptare e ka gjetur inspirim tek një modele.

Bëhet fjalë për modelen e famshme angleze, Chloe Saxon, e cila njihet për imazhet provokuese që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në imazhin e realizuar më 20 dhjetor, vërehet se bikinit e modeles janë të njëjtat me të cilat Enca pozoi në janar.

janar.

Kështu zgjedh Luana të përshëndesë ndjekësit e saj

Seksi me këmishë nate, kështu zgjedh Luana të përshëndesë ndjekësit

Pas përfundimit të sezonit të emisionit “Shiko kush Luan”, moderatorja Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimi.

Megjithatë ajo vijon të jetë aktive në rrjete sociale, për të ndarë më ndjekësit përditshmërinë e saj. E veshur më një këmishë nate seksi, ku ekspozon linjat e saj moderatorja ka zgjedhur këtë mënyrë për të përshëndetur ndjekësit.

Moderatorja e Top Channel ka diçka për të thënë për Çiljetën që nuk e dinim

Mbrëmja e kësaj të mërkure në Soirée me Jonida Shehun ishte për të gjitha bjondet anë e mbanë Shqipëri

Çiljeta, Mimi Kodheli, Gerta Gixhari, Stela Kotri e shumë të tjera u mblodhën për të folur mbi “bjondllkëkun”, stereotipin e bjondes së paditur e shumë detaje të tjera. Gjatë bisedës, moderatorja e Top Channel në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Stela Kotri ka rrëfyer pëlqimin që kishte ndaj Çiljetës kur ishte në gjimnaz.

“Kemi pasur 2 vite diferencë në gjimnazin Sami Frashëri. Ka qënë kokëkuqja më e bukur! E shihja me adhurim. I shkonte aq shumë ajo e kuqja me trupin e bukur, me sytë jeshilë”, – ka treguar Stela. “Gjëja tjetër për të cilën e adhuronin Çilin ishte dhe thjeshtësia. Në atë kohë ishte në kulmin e famës… i fliste të gjithëve, qeshte me të gjithë!”. Epo, nuk çuditemi aspak me Stelën!

Vin Diesel nuk po e harron Paul Walker, poston sërish mesazh prekës

Janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e aktorit Paul Walker.

Saga “The Fast and Furious” mund të ketë vazhduar pa Paul Walker, pas aksidenti tragjik.

Por, kolegu, miku dhe “vëllai” i tij Vin Diesel ndiqet nga kujtimet.

Aktori i famshëm postoi një foto bashkë me Walker në rrjetet sociale ku shkruan: “Mirënjohës për kujtimet e paçmueshme…Gjithmonë”.

Vin Diesel ka prekur shumë shpesh fansat me postimet dhe kujtimin e tij për Walker.

Paul Walker, i cili ka interpretuar rolin e Brian O’Conner në sagën “Fast and  Furious”, humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik në Kaliforni në moshën 40-vjeçare.

Paskemi dasmë: Martohen Fero dhe Arbenita Ismajli

Disa javë më parë, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë kryefjala e mediave dhe çifti më i komentuar në rrjete sociale. Dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin e më pas pozat së bashku morën vëmendjen e të gjithë fansave.

Mirëpo, vetëm disa javë pas bërjes publike të lidhjes së tyre, duket se gjërat mes çiftit po bëhen serioze. Arbenita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet me fustan të bardhë nusërie, teksa hedh pas saj buqetën me lule.

“Nuse e ardhshme”, shkruan modelja krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth planeve të çiftit.

Pak ditë para dasmës vendosi të mos martohej, por gjesti që bëri më pas u admirua nga mijëra njerëz

24-vjeçarja nga Teksasi, Kolbie Sanders dhe i fejuari i saj prej katër vitesh, Skylar Cotton kishin vendosur të kurorëzonin me martesë lidhjen e tyre më datë 20 tetor. Çdo gjë ishte gati për ditën e madhe, ishin prenotuar parukierët, vendi dhe gjithçka tjetër. Por, pak ditë para dasmës, Kolbie vendosi të anulonte çdo gjë, pasi kuptoi që ajo dhe i fejuari i saj nuk duheshin më. Së bashku vendosën që fundi i marrëdhënies së tyre të shërbente për të realizuar dëshirën e një çifti të dashuruar.

Kolbie publikoi një postim në Facebook, ku shprehej se kishte vetëm 24 orë kohë për të gjetur një çift që dëshironte të martohej në Belle Vue (vendi që ajo kishte prenotuar). Menjëherë mesazhe të panumërta vërshuan drejt saj, ku mijëra çifte kërkonin të fitonin dasmën e saj. Nga të gjitha mesazhet, Kolbie zgjodhi rastësisht fituesen dhe ishte 22-vjeçarja, Halie Hipsher.

Halie Hipsher dhe partneri i saj, Matthew Jones ishin shumë të lumtur për këtë mundësi, pasi gjyshja e Haile vuante nga një sëmundje dhe nuk kishte shumë kohë jetë, por e kishte ëndërruar gjithmonë ta shihte mbesën e saj të nuse. Çifti nuk mund t`i përballonte shpenzimet e një dasme dhe kjo dhuratë “u ra nga qielli”. Dasma kishte kushtuar 3,200 dollarë dhe iu dhurua çiftit me çdo shërbim të përfshirë. Haile ftoi në dasmë edhe Kolbie-n, e cila u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e kësaj dasme.

Image
Image

Nga kinemaja italiane në filmin shqiptar, Marta Gastini: Historia e dashurisë që më solli në Tiranë

ALMA MILE/ Marta Gastini ka pasur fatin të luajë në krah të Anthony Hopkins apo të interpretojë Giulia Farnese në një serialët më të ndjekur, “Borgia”-t, por një histori gati e pabesueshme shqiptare, e solli në Tiranë.

MV5BMTMzODE0OTMyOV5BMl5BanBnXkFtZTcwNzM4NDYyNA@@._V1_SX1777_CR0,0,1777,763_AL_

Aktorja italiane, fituese e shumë roleve dhe realizuese e sa e sa roleve në kinematografinë italiane, ishte pjesë e kastit në filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellini-t”, me regji të Namik Ajazit. Një film që tregon historinë e vërtetë të dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së një ambasadori italian në Shqipërinë e diktaturës, e destinuar të përfundojë tragjikisht. Ajo luan rolin e Ritës, së një vajze sa gazmore, aq edhe me këmbë në tokë. Edhe ajo, vajzë e një ambasadori të huaj, me mision në Shqipëri, Rita do të luajë një rol kyç në historinë mes Klarës dhe Arturit. Ashtu si personazhi që ajo interpreton, Marta është një vajzë me një portret të spikatur, që reflekton inteligjencë, karakter, me një buzëqeshje prej fëmije dhe një seriozitet gozhdues. Nuk është aspak e rastit pse Gastini e ka nisur karrierën kinematografike që në moshë fare të re…

Ka interpretuar një larmi rolesh në “Two Black Coffees” (2017), “Questi giorni” (2016), “Compulsion aka Sadie” (2016) “Autumn Lights”, (2016), “Dracula” 3D (2012), “The Rite” (2011), “Io & Marilyn” (2009), “Borgia” (Canal+, ZDF, 2011-2014), “L’uomo che cavalcava nel buio” (Rai 1, 2009), “Il bene e il male” (Rai 1, 2009). Por pavarësisht, Marta është si ajo vajza që ke njohur nga fëmijëria, me një modesti të admirueshme. Ajo pranon pa mëdyshje të flasë për eksperiencën e saj shqiptare, për përballjen me një histori dashurie gati të pabesueshme, për njohjet e reja, për dëshirën për t’u rikthyer, si edhe për disa prej roleve më të spikatura në karrierën e saj, mes të cilave në “The Rite” dhe “Borgia”.

Marta-Gastini-Mina

Nga Italia, në Shqipëri… Si u bëtë pjesë e këtij projekti filmik?

Motivi kryesor që më shtyu të bëhesha pjesë e këtij projekti, ishte pikërisht historia. M’u duk shumë e bukur. Por edhe ideja e të interpretuarit të një personazhi si Rita, kaq i ndryshëm nga ato që kam realizuar deri më tani… Më bindën

Na flisni pak për rolin tuaj, për Ritën…

Rita është një vajzë diellore, inteligjente, pragmatike, e komunikueshme dhe e angazhuar. Pikërisht ajo, falë këtyre karakteristikave, do të jetë motivi i historisë së dashurisë mes Klarës dhe Arturit.

C06vBOiXUAEohle

E dinit që është një histori e vërtetë?

Po, e dija që historia kishte ndodhur vërtet dhe kjo më ka goditur, veçanërisht. Nuk arrija ta kuptoja, madje edhe tani nuk arrij, se si një dashuri kaq e pafajshme mes një djali shqiptar dhe një vajze italiane mundej, në atë kohë të ndëshkohej me kaq shumë dhunë. Por më pas zbulova se jo vetëm kjo, por edhe veprime akoma më të vogla, nuk ishin të lejueshme në periudhën, në të cilën zhvillohen ngjarjet në film.

Çfarë dinit për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

Kisha dëgjuar që keni një det dhe një peizazh malor të mrekullueshëm.

Po për diktaturën shqiptare kishit dëgjuar diçka?

Në vija të përgjithshme diçka dija, por ka mësuar shumë më tepër përmes filmit, por edhe historive që më kanë rrëfyer njerëzit e mrekullueshëm që kam njohur në sheshxhirim.

Ç’mendoni pas kësaj përvoje?

Mendoj se Shqipëria është një vend me shumë energji, që ka dëshirë të rritet dhe që unë do të doja ta zbuloja më mirë.

Por, le të kthehemi te filmi. Si ishte të punoje me një staf gjysmë shqiptar e gjysmë italian, me regjisorin Namik Ajazi, me aktorët vendas, por edhe ata që vinin nga Italia…?

Gjatë punës me regjisorin jam ndier mirë, më ofroi besim, duke më lënë të lirë për të eksperimentuar. Më dha mbështetje, duke më treguar drejtimin e drejtë nga duhet të merrja për të realizuar rolin. Ishte bukur të punoja me Beatrice-n. Është e zonja, e zgjuar dhe e këndshme. Jemi bërë mikesha edhe në përditshmëri. Njihesha me drejtorin e fotografisë, Nino Celeste, por edhe me grimierin Giacinto Bretti, dhe isha e lumtur që i ritakova. Të rinjtë shqiptarë që kam takuar ishin njerëz të mrekullueshëm dhe aktorë të talentuar. Stafi ishte me të vërtetë shumë i sjellshëm dhe dashamirës karshi meje. Nuk kam për ta harruar asnjëherë ngrohtësinë që më kanë dhënë.

Na flisni pak për rrugëtimin tuaj artistik. Si lindi aktorja brenda jush?

Ideja për t’u bërë aktore m’u ngulit kur isha 17 vjeç dhe shkova në Paris për të bërë një kurs aktrimi për film në “NY Film Academy”. Kisha luajtur në teatër, por të flisja përpara një telekamere ma rrëmbeu zemrën. Atëherë, vendosa të marr pjesë në disa audicione dhe në moshën 18-vjeçare, sigurova rolin tim të parë.

Shumë filma, por edhe çmime, por na flisni pak për bashkëpunimin tuaj në filmin “The Rite” me Anthony Hopkins. Si ishte të punoje me të apo të ndodheshe në të njëjtin sheshxhirim?

Ka qenë një privilegj shumë i madh për mua dhe një eksperiencë profesionale dhe njerëzore shumë e çmuar. Anthony Hopkins është një zotëri i vërtetë, një aktor me një talent të jashtëzakonshëm dhe me një humor të spikatur. Roli që unë kam luajtur, Rosaria, një vajzë e pushtuar nga djalli, është një nga ata role që ne aktorët shpresojmë që të mund ta interpretojmë, të paktën një herë në jetë.

E më pas “Borgia”, një serial shumë i ndjekur edhe në Shqipëri… Si është të ndërtosh një rol si ai i Giulia Farnese-s, që vjen nga një tjetër kohë dhe një tjetër mentalitet?

Ka qenë një punë studimore rreth personazhit historik dhe të periudhës së Rilindjes Italiane. Por përpos kësaj, personazhet janë ndërtuar në një mënyrë aq të thellë në skenarin e mjeshtrit Tom Fontana (fitues i 3 “Emmy Awards”), saqë ne aktorëve, gati na duhej vetëm të besonim dhe t’ua linim veten në duar të vetë personazheve. Giulia Farnese ka qenë e dashura e Papa Borgia, kur ishte ende fare e re. Por pavarësisht moshës së re, ishte një grua me një inteligjencë të spikatur dhe me një aftësi të veçantë në politikë.

Pas Shqipërisë, për ku do të udhëtoni?

Me të mbaruar xhirimet në Shqipëri, shkova në Bari për të xhiruar një projekt për “Rai2”, që titullohet “Passeggeri Notturni”, mbështetur mbi tregimet e Gianrico Carofiglio. Projekti është shumë i veçantë dhe përveçse në ekranin e televizorit, do të shfaqet edhe në kinema. Më tej do të jem në Torino për të xhiruar një komedi shumë të bukur mbi politikën italiane, titulluar “Bentornato Presidente”, ku do të luaj në krah të Claudio Bisio dhe aktorë të tjerë shumë të mirë, italianë.

Era Rusi ka një mesazh për kolegët e saj: Artistët tanë e kanë degraduar muzikën!

Ajo është një nga zërat më të spikatur e të pëlqyer të skenën muzikore shqiptare. Ajo është këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Era Rusi.

era rusi

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, Era është shprehur e revoltuar ndaj artistëve. Këngëtarja ka thënë se e kanë degraduar muzikën “në atë farë feje sa ajo që sheh është thjesht fiziku”.

“Unë kam një mendim ndryshe se si funksionon tregu sot. Natyrisht dhe nëpër botë kemi artistë performues shumë të mirë, që këndojnë live si Jlo ose Beyonce,  fizikisht të bukura, të cilat në këngët e tyre japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë te njerëzit dhe përcjellin mirësi. Ndryshe nga disa artistët tanë të cilët e kanë degraduar muzikën në atë fare feje, sa ajo që sheh është thjesht fiziku. Unë mendoj se çdo gjë e bukur ka një afat kohor kur artistët e vërtetë janë akoma në treg”, është shprehur Era.

era rusi1

Konsumoni shumë karota? Nëse po, diçka e çuditshme ndodh në trupin tuaj

FLITET SE Nëse hani shumë karota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!!!

Në këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.

 

 

karrota

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karota gjatë ditës.

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët. /tch/

Top 10 video-lojërat më të mira të 2018-ës

Të udhëhequr nga emrat si PUGB, GTA V dhe Red Dead Redemption 2, tregu i video-lojërave premium ka fituar 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Edhe pse segmenti pa pagesë ka dominuar vitin e kaluar në tregun e video-lojërave, falë lojtarëve të shumtë aziatikë, në raportin e SuperData ilustrohet se si regjionet e ndryshme favorizojnë lloje të ndryshme të video-lojërave, transmeton Koha.net.

Video-lojërat premium, të cilat blihen për t’i luajtur si dhe shiten në mënyrë digjitale dhe me shitje në pakicë, dominojnë në tregjet e Amerikës Veriore dhe të Evropës duke shërbyer si një kontrast i mprehtë me regjionet e udhëhequr nga F2P, shkruan tweaktown.

Video-lojërat që blihen për t’u luajtur me kompjuterë personal dhe me konzola ka arritur një fitim prej 17.9 miliardë dollarë në vitin 2018, 10 për qind rritje nga viti i kaluar ose 16.3 për qind nga totali prej 109.8 miliardë dollarë në të ardhurat digjitale.

Në vijim ju sjellim listën e top 10 video-lojërave më të mira të vitit të kaluar.

Bashkëshorti ka udhëtuar shumë larg, shtohen dyshimet për divorcin e Arbana Osmanit

Prej disa ditësh në mediat rozë po përflitet se moderatorja Arbana Osmani mund të  jetë në prag të divorcit nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero.

Ata kanë një lidhje të gjatë bashkë prej 16 vitesh dhe së bashku kanë edhe një djalë me emrin Jon.

Po ashtu është shkruar se moderatorja nuk jeton më në njëjtën shtëpi me partnerin dhe se jeton vetëm me të birin.

Një detaj tjetër, që tregon se divorci i shumë përfolur për Arbanën mund të jetë afër është se në daljet e fundit televizive, ajo nuk është parë të ketë pasur unazën e martesës.

Deri më nga moderatorja nuk ka pasur asnjë reagim, por vetëm heshtje.

Ndërkohë “Panorama Plus” ka shkruar se burime të afërta pranë çiftit kanë pohuar se kontradiktat mes çiftit kanë ekzistuar dhe se natyrisht që nuk bën pjesë te ndarjet me mirëkuptim.

Po të njëjtat burime kanë treguar se bashkëshorti i Arbana Osamanit ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Çifti i ri në Hollivud. Pas Angelina Jolie, Brad Pitt lidhet me…

Lajmi është hedhur si një “bombë” nga “The Sun”, një prej tabloidëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe: Brad Pitt dhe Charlize Theron janë dashuruar.

Çifti, sipas të përditshmes, frekuentohet prej më pak se një muaji dhe për momentin do të donin që lidhjen e tyre ta mbajnë në një profil të ulët, pa përfshirë fëmijët respektivë.

“Njihen prej pak kohësh”, shpjegon e përditshmja.

“Në mënyrë ironike, ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn, ai që i ka prezantuar. Por, nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është zhvilluar”, shton burimi i “The Sun”.

Charlize dhe Brad janë parë së bashku fundjavën e kaluar, pasi kanë kaluar mbrëmjen në kinema, edhe pse të ndarë. Ai, në fakt, ishte në një projektim privat të filmit “Nëse rruga do të mund të fliste”, ku është edhe një nga producentët, ndërsa ajo ishte e ftuar në një festë për filmin “Roma”, që mbahej në Shato Marmont në Los Angeles.

Sidoqoftë, sipas “The Sun”, në mbrëmje vonë Brad i është bashkuar Charlize. Si Brad Pitt ashtu edhe Charlize Theron janë mësuar të frekuentojnë persona të famshëm si vetë ata. Mes ishëve të aktorit, përveç Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, ka aktore po aq të famshme si Gwineth Paltrow dhe Juliette Lewis.

Ndërsa Charlize, pas 10 vitesh me Stuart Townsend, ka patur histori me kolegë si Aleksander Skarsgard dhe Keanu Reeves dhe për pak u martua me Sean Penn. (tch)

Kylie Jenner, gati miliardere

Kylie Jenner, është gati të bëhet miliarderja më e re në Amerikë.

Revista amerikane People, shkruan se Jenner veçse është e njohur si një prej femrave më të pasura të Amerikës.

Vetëm lansimi i fundit i kozmetikës së saj, e kap vlerën mbi 900 milionë dollarë.

Jenner, përveç kozmetikës, e ka edhe linjën e saj të veshjeve.

Sipas Forbes, edhe motra e saj Kim Kardashian ka pasuri marramendëse, megjithëse jo sa Jenner, Kim, ka të hyra prej 350 milionë dollarëve.

Harrojeni golin e Messit, ky provokim i Anastasiyas ka për t’ua humbur gjumin

Keni për ta harruar golin e Messit pasi gjithë natën do ngeleni duke e shikuar këtë foto të Anastasiya Kvitkos.
Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj legales në kuadër të La Liga-së, shkruan lajmi.net.

Golin për katalonasit e realizoi Leo Messi për 3 me 1 dhe tifozët e zjarrtë të Barcelonës dhe të tij po ashtu ky fakt i gëzoi pa masë.

Por goli i tij do të harrohet shpejt në momentin kur ata ta shohin këtë foto të bukuroshes seksi Anastasiya Kvitko e cila po ‘çmend’ me gjoksin e saj.

Ajo e ka publikuar një imazh në Instastory me të cilën i dha ‘flakën’ rrjetit.

Ja edhe goli i Mesit: 

Zbulohet rikthimi të Elvana Gjatës më 14 shkurt, ja detajet

Ka disa muaj që këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk publikon në rrjetet sociale dhe nuk është shfaqur në publik.

Prej Elvanës nuk ka asnjë gjurmë që pas ngjarjes së rëndë në zonën e ishBllokut, në të cilin u përfshi edhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Por falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj pak ditë më parë. Nga fotoja e publikuar nga Ermali, u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqet më 14 shkurt në Tiranë.

Moderatori Mamaqi publikoi një foto ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm m’u më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”. Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhjen e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit.

Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij, e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”-in e Ermalit. Gjithësesi, pas kësaj foto fshihet një skenar i mirëmenduar për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme, pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë.

Pasi ngriu “Instagram”-in dhe nuk postoi asnjë foto, që kur ndodhi ngjarja, ajo ka menduar të shkelë në Tiranë si një artiste e vërtetë kinemaje, kësaj here do të ndjekë nga salla e kinemasë premierën e filmit, ku kësaj here shfaqet si aktore komedie. Është një tjetër talent ky i saj, që presim të na e tregojë tashmë, duke qenë se dhe studimet e larta i ka ndjekur pranë Universitetit të Arteve për regjisurë.

Kujtojmë që xhirimet e “Dy gisht mjaltë” janë realizuar para se të ndodhte ngjarja në ish-Bllok dhe, madje, ato ditë realizuesit po merreshin me postproduksionin. Për këtë film, Ermal Mamaqi zgjodhi si bashkëprotagoniste këngëtaren Gjata, një ide që lindi pas një skeçi humoristik, që realizoi në emisionin e tij ”Xing me Ermalin”.

Xhirimet e komedisë romantike u bën në Tiranë dhe jug të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jetë një surprizë, përsa i përket lojës aktoriale të Elvanës, por edhe realitetit që do të sjellë për publikun, duke e nxjerrë nga profili i ulët e për ta shndërruar në një “libër” të hapur për publikun. Kjo për faktin se skenat e filmit janë ideuar në atë mënyrë që të sjellin copëza nga jeta në çift e këngëtares, e cila u komentua jo pak për faktin se jeton mes luksit dhe problemeve, pra, një fejese jo si gjithë të tjerat.

Këtë deklarim të jetës së saj jashtë skenës, Elvana nisi ta bëntë gjatë programit “Xing me Ermalin”, ku, përveç studios televizive, ajo vendosi që intervistën, ku u rrëfye për jetën e saj, ta bënte nga ambienti i shtëpisë së saj superluksoze në Tiranë.
Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra të njohur të artit shqiptar, si; Koço Devole, Mariana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani, kastë aktorësh që do të vihen në funksion të çiftit Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. “Filmi prodhohet nga kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën.

ERMAL MAMAQI: NJË MUAJ MJALTI QË SHKOI PËR DREQ, ELVANA GJATA MË KËRKOI TA BËNIM FILM KËTË HISTORI
“Ideja e këtij projekti lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy”, ka treguar Mamaqi. “Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi. Është historia e një çifti shqiptar. Një dasmë, një muaj mjalti që shkon për dreq, dhe… duhet të vini ta shihni!”, ka zbuluar ai ndër të tjera për filmin, që si datë të parë të shfaqjes në kinema kishte muajin dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Pas ngjarjes së bujshme, Elvana dhe Ermali kanë vendosur ta shfaqin në ditën e të dashuruarve. Pas rikthimit të saj në Shqipëri, këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor si me klipet e reja, ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme.

Klipi i saj më i fundit “Mike” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka pasur impakt mjaft pozitiv, duke u pëlqyer nga publiku. Por tashmë Elvana është duke përgati tur një projekt krejtësisht ndryshe nga çfarë ka bërë deri më sot. Siç dihet, ajo ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj.

Kështu, së bashku me mikun e saj të ngushtë do të vijnë në këtë komedi romantike me metrazh të gjatë. “Dy gisht mjaltë” është filmi ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

Para pak javësh, një tjetër detaj i bëri kureshtarë fansat e këngëtares dhe kjo ishte unaza me gur diamanti, që ajo mban në gisht në xhirimet e këtij filmi. Kaq mjaftoi që fansat të vërshonin me urimet për fejesën. Kjo nuk ishte hera e parë që komentohej fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e internetit.
Gjatë një koncerti në Prishtinë, ajo mori dhuratën e ëndrrave për çdo vajzë, këtë unazë diamanti, duke lënë të kuptohej se kjo ishtë dhurata e të dashurit të saj pasanik. Kuptohet që Elvana tashmë po del hapur në marrëdhënien e saj, pasi gjatë pushimeve të fundit në Francë, në një prej videove që ajo postoi, shihej dhe partneri i saj.

Për historinë e saj të dashurisë ajo foli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku deklaroi nga shtëpia e saj se Zoti e kishte bekuar më një fat të mirë. Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për koncertin intim në ditëlindjen e saj të 31-të. Në këtë natë ditëlindjeje mes të ftuarve ishin dhe prindërit e të fejuarit, dëshmi kjo që lidhja ishte bërë shumë serioze dhe familjare. (Panorama)

Sëmundja po ecën shpejt, aktorja amerikane thotë se i mbetet pak...

Duket se nuk ka paqe për aktoren e famshme Shannen Doherty. Aktorja amerikane, e njohur për rolin e Brenda-s në serialin “Beverly Hills” është...

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...