Thumba njëri tjetrit, lufta mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit sapo ka nisur

Intervista e të ftuarit të javës së kaluar të Meriton Mjekiqit, Big Kik, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizy-t. Në disa postime në Instagram, Noizy ka sulmuar, jo vetëm Big Kik, por ka ironizuar edhe moderatorin e emisionit, duke u shprehur se vetë emisioni bëhet për Noizyn dhe të gjithë të ftuarit flasin për këtë të fundit nga xhelozia.

“Ty nuk të largoi njeri, por ike vetë, hape studion tënde në shtëpi dhe nuk je bërë i gjallë. Apo harrove?”, – shkruan Noizy ndër të tjera për Big Kik. “Pasi hape studion të urova fat dhe të vazhdoje rrugën. Ti OTR nuk ke qenë ndonjëherë dhe kurrë nuk do të jesh. Ke qenë një artist që ke kërkuar suport si shumë të tjerë”

Nga ana tjetër, ai shton: “Po nuk u përmend Noizy nuk ka lajm. Ai emision është bërë për mua nëse nuk e keni vënë re. Noizy, Noizy, Noizy…”
“E di që ju dhemb suksesi im, por ky ka qenë plan i Zotit, jo i imi dhe krejt estrada të bëhen bashkë, nuk mund ta ndryshojnë këtë. Jam i pandalshëm!”, – përfundon reagimi i Noizyt.

Nuk ka munguar as përgjigja e moderatorit të emisionit, Meriton Mjekiqi, i cili ka zgjedhur të mos komentojë gjatë, por të shkruajë: “Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me padurim emisionin Gjoni Black”.

Sakaq, në një postim tjetër ka shpërndarë foton e një ilaçi qetësues dhe shkruan: “I kalon”. Duket se ky diskutim ka mbetur me keq sepse Noizy nuk ka reaguar më.

Advertisement
Loading...