Tuna sjell këngën e re, zbulon pamjen e saj provokuese në videoklip

Që pasi publikoi albumin e saj “Fortuna”, Tuna Sejdiu mori pak kohë për veten e saj dhe vendosi të kalojë pushimet së bashku me familjen. Mesa duket, pushimet e saj kanë mbaruar dhe Tuna i është rikthyer muzikës me projekte të reja. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare zbuloi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ pamjen provokuese që do të ketë në videoklipin e radhës, i cili duket të jetë totalisht e ndryshme nga pamja e saj në koncertin e albumit ‘Fortuna’. Tuna shfaqet e veshur vetëm me një veshje me rrjetë në të gjithë trupin dhe në pjesën e kokës, ndërsa sipër mban një xhaketë të shkurtër të zezë. Ajo ka zbuluar dhe disa detaje të tjera në lidhje me këngën e re, një varg të shkurtër të saj dhe datën e publikimit. Për të mësuar më tepër, na mbetet të presim lançimin e saj./revistawho.com

Advertisement
Loading...