
Sikundër na paralajmëruan pak muaj më parë Dua Lipa dhe Miley Cyrus po sjellin një super këngë.
Në muajin gusht, këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një foto me Miley Cyrus dhe Andrew Watt, nga studioja muzikore në Los Angeles. Watt është producent, kitarist dhe muzikant mjaft i njohur dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mileyt. Ai po ashtu ka punuar edhe me Duan, për realizimin e këngës “Break my heart”.
Ndërkohë muajin që lamë pas vajzat kanë xhiruar edhe videoklipin. Miley Cyrus u shfaq në Brooklyn asokohe, teksa Dua u pa për darkë në Big Apple me partnerin Anwar Hadid.
Ndërsa ishte në xhirimin e saj në Brookly-n, Miley u shfaq e lyer me gjak nga mjekra e poshtë dhe e veshur me një korse të ngushtë të zezë për të treguar fizikun e saj elegant.
Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Miley, të titulluar “Plastic Hearts”, nga i cili këngëtarja ka zbuluar listën e këngëve.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.






























