U tha se Tuna po ndahet nga Patrisi, vjen reagimi i parë publik i këngëtares

Pas ndarjes së bujshme të Nora Istrefit dhe Robert Berishës, mediat kosovare ditën e djeshme nxorrën lajmin se një tjetër divorc i mundshëm pritet brenda familjes Berisha, e këtë herë mes këngëtares Tuna dhe partnerit të saj, Patrisit.

Duket se e gjithë kjo tymnajë ka ardhur vetëm prej faktit se Tuna ka zgjedhur që të bëjë disa ditë pushimesh vetëm, pa të shoqin apo djalin dhe kaq ka mjaftuar që mediat të hamendësojnë për një divorc të mundshëm mes saj dhe Patrisit. Këngëtarja e njohur po shijon pushimet këtë herë larg familjes, në shoqërinë e një mikeshës së saj dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Pas lajmeve që qarkulluan në thuajse të gjitha portalet dhe mediat rozë në Kosovë, ja ku vjen edhe reagimi i parë publik i vetë Tunës. Ajo shkruan në një foto në Instagram ku shfaqet e buzëqeshur dhe në super formë fizike: “2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”.

 

View this post on Instagram

 

2019’ta, robi shkon n’pushim edhe vet 😉

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Me këtë postim ajo hedh poshtë kështu zërat për një divorc të mundshëm mes saj dhe Patrisit. bashkë me të gjitha spekulimet e momentit në media. Këngëtarja është totalisht e fokusuar në karrierë dhe përpos klipit dhe këngës së re që pritet të publikohet shumë shpejt me siguri Tuna ka gjetur pak hapësirë të lirë për veten për t’u “arratisur” nga angazhimet dhe për të shijuar pak pushim dhe relaks.

Pushimet asnjëherë nuk janë tepër apo jo?

Advertisement
Loading...