U tha se u nda nga i dashuri, Luana Vjollca flet për planet e dasmës

Moderatorja Luana Vjollca ka sjellë një rubrikë të re të emisionit të saj “Shiko kush luan” e që mban titullin “After Party”. Në këtë rubrikë pas emisionit do të shohim Luanën të intervistojë të ftuarit, por intervistën e parë e ka dhënë vetë moderatorja. Luana ka zbuluar shumë për veten duke nisur me pyetje të thjeshta nëse i pëlqen kafja apo çaji, dimri apo vera, shiu apo dielli dhe për të vazhduar më pas me pyetje nga jeta private. Luana nuk preferoi të përgjigjej kur u pyet nëse është në një lidhje apo beqare, por ajo zbuloi planet e së ardhmes kur u pyet për dasmën. “Dasmë tradicionale apo dasmë private”-ishte pyetja për moderatoren e cila u përgjigj pa u menduar aspak: Private. Kështu mesa duket në të ardhmen kur Luana dhe Krenari të marrin vendimin për të mbajtur dasmë, e gjitha do zhvillohet në privatësi.

Advertisement
Loading...