U zhduk para dy muajsh, gjendet trupi i modeles së re

Një modele, e zhdukur prej disa kohësh është gjetur brenda një varri masiv. Ajo u rrëmbye në rrugë nga katër burra të armatosur e të maskuar dhe u hodh në një kamion.

Yessenia Estefania Alvarad u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të premten e 14 gushtit. 24-vjeçarja meksikane u rrëmbye teksa bënte Pazar në qytetin e Ciudad Obregon. Ajo u gjet e vdekur brenda një varri ku ndodheshin të paktën edhe gjashtë trupa të tjerë.

Ndërkohë viktimat e tjera nuk janë identifikuar. Yessenia, e cila është nënë e një fëmijë, u identifikua nga të afërmit që njohën veshjet e saj brenda varrit masiv. Më pas analiza e AND-së vërtetoi se ishte trupi i 24-vjeçares.

Pasi ajo u zhduk, i vëllai publikoi fotografinë e saj në internet duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Pasi mori vesh lajmin e vdekjes së motrës, Carlos Alvarado Rivera shkroi: “Do më mungosh shumë motra ime. Së shpejti do jemi së bashku, mbretëresha ime.”

Policia gjeti në varrin masiv mbetjet e gjashtë personave të tjerë, përfshirë tre burrave, dy grave dhe një viktime, gjinia e të cilit nuk është identifikuar.

Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjet.

 

Advertisement
Loading...