Veliaj në frekuenca të njejta me Ramën tek moda: Ja çmimi i një çante krahu të tij

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Ai konsiderohet në qarqe të ndryshme si pasuesi i pashmangshëm i Edi Ramës.

Mirëpo, nëse Erion Veliaj po ndjek Kryeministrin Rama në rrugëtimin politik, detaj për të cilin na takon neve të lëshohemi në analiza, një gjë është e sigurtë – Lali Eri është në frekuenca të njejta me Kryeministrin të paktën sa i përket modës.

Kryebashkiaku i Tiranës është fotografuar në një prej udhëtimeve të tij me një çantë të brendit Y-3 nga dizejnatori japonez Yohji Yamamoto.

Yohji Yamamoto është dizejnatori i preferuar i Kryeministrit Rama, kreacionet e të cilit ai i zgjedh shpesh për t’i veshur. Madje, Yamamoto është një nga vetëm njëmbëdhjetë njerëzit që Rama ndjekë në Instagram.

Ndërkohë, çmimi i një çante të tillë tejkalon 800 dollarë, gjë që ka shkaktuar reagim dhe kritika në rrjet për shpenzimet marramendëse të Veliajt si politikan të cilat vështirë iA mbulon një pagë si ajo e Kryebashkiakut.

Advertisement
Loading...