‘Vetëm ti bëhu nuse’, Arifi i Elitës 5 emocionon vajzën e tij

Arif Ziberi ishte përballë vajzës së tij Elitës në Shiko Kush Luan. Babë e bijë u ‘ballafaquan’ me njëri tjetrin në një lojë ku Elita pyeste pyetje babain e saj, solistin e grupit legjendar Elita 5. Një nga pyetjet ishte se ku e shikon nuse ai Elitën në Maqedoni, Kosovë, apo Shqipëri dhe përgjigja e këngëtarit ishte që ai dëshiron ta shoh të bijën nuse, vendi nuk ka rëndësi.
Përveç kësaj Arifi tregoi se u ka mbajt sekrete familjes së tij por që lidhen me punën e tij dhe  tregoi se kënga legjendare e Elitës 5 është ‘Nuk jam Alkapone’.
Arif  Ziberi faleminderoi gruan e tij publikisht pasi në pyetjen nëse ajo është bërë xheloze ndonjëherë kur ka shkuar në koncerte, këngëtari u përgjigj se nuk është bërë aspak dhe se ajo i ka meritat për suksesin e grupit.

Elita Ziberi mori poashtu këshilla nga babai i saj duke I thënë që të jetë një arttiste e vërtetë, duke mos ndryshuar kurrë dhe kërkoi që ta bëjë krenar atë si gjithmonë që e ka bërë.

Kësaj përgjigje Elita i kthehet me patjetër duke vërtetuar kështu që ajo krenon gjithmonë babain e saj, mirëpo edhe vet është e lumtur që mban emrin e grupit dhe është e bija e këngëtarit legjendar.

Advertisement
Loading...