Xhirimet e serialit i hapin probleme në martesë Burak Ozçivitit (FOTO)

Aktori i njohur turk Burak Ozçivit do të jetë kryeprotagonisti kryesor në vazhdimin e telenovelës “Ertugrul”. Xhirimet kanë nisur dhe Burak do luajë rolin e Osmanit, djalit të Ertugrul.

Mediat turke shkruajnë se aktori po punon për këtë telenovelë nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të darkës, në 7 ditët e javës duke u larguar kështu për orë të gjata nga shtëpia.

Ky orar kaq i zgjatur ka sjellë probleme për çiftin Burak dhe Fahriye të cilët së fundmi u bënë prindër.

Fahriye është detyruar që të lidhet me kamera me Burakun gjatë xhirimeve dhe i dërgon shpesh video të djalit të tyre 5-muajsh. Kështu aktori e ndjen më pak mungesën e bashkëshortes dhe djalit.

Advertisement
Loading...