18 vjeçarja vdes nga dhurata e të dashurit, pas festës së ditëlindjes

Vetëm një ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 18-të, por aq ishte shkruar jeta e Maria Chiara Previtali-t, e cila ndërroi jetë vetëm një ditë pas festës. Lajmi i hidhur është bërë viral në të gjitha mediat italine, pas fundit tragjik të 18-vjeçares. Mësohet se vajza e re ndërroi jetë për shkak të një mbidoze heroine, të cilën ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje i dashuri i saj, Francesco Gunucci.

Në deklaratën për policinë, Gunuçi tha se heroina “ishte dhurata që Maria i kishte kërkuar për ditëlindje. Për të ishte hera e parë “,- tha Gunucci para hetuesve.

Para grupit hetimor, 21-vjeçari tregoi me detaje ditën e fundit që kaloi me të dashurën. Siç rrëfeu ai, heroinën e morën në drekë dhe gjatë natës, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur. Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjua, Francesco kuptoi se e dashura kishte ndërruar jetë.

Me gjithë përpjekjen për ta zgjuar, 21-vjeçari nuk ia kishte dalë. Maria kishte ndërruar jetë.

Advertisement
Loading...