3,2 milionë ‘Like’ dhe 400 mijë shpërndarje: Kjo është fotografia më e pëlqyer në Facebook

Një moment përqafimi i ish-presidentit amerikan Barack Obamës me gruan e tij Michelle Obama, është fotografia që ka marrë më së shumti pëlqime dhe shpërndarje në rrjetin social Facebook.

Kjo fotografi ishte shoqëruar me mbishkrmin ”Edhe katër vite të tjera”, është publikuar në vitin 2012, dhe ka mbi 3,2 milionë ”Like” dhe është shpërndarë 400.000 herë.

Fotografia është hedhur në Facebook, nga stafi i fushatës së ish-presidentit amerikan në momentin e shpalljes së fitores së tij në garën për mandatin e dytë presidencial.

Advertisement
Loading...