40 vite diferencë, kjo vajzë nuk pendohet për dashurinë e saj

Një çift me një diferencë moshe prej 40 vjetësh, refuzojnë që numrat t’i ndajnë, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se janë babë e bijë.

Bernd Hasenbank, 72 vjeç dhe Julia Strauß, 31 vjeç, u takuan në një seminar në prill 2019 dhe, duke përjashtuar një ndarje të shkurtër dy-mujore, kanë qenë të bashkë që prej asaj kohe, sipas “The Sun”.

Çifti, i cili jeton në Frankfurt am Main, kanë qenë më parë në marrëdhënie afatgjata. Bernd ka tre fëmijë me dy gra të ndryshme nga romancat e mëparshme, dy prej të cilave nuk janë shumë më të mëdha se Julia.

Sidoqoftë, pasi u takuan vitin e kaluar dyshja nuk mund të “ngopen” me njëri-tjetrin, Julia e konsideron burrin e saj një “dashnor të mrekullueshëm”.

Julia tha: “Ne u njohëm në një seminar në prill 2019. Disa vjet më parë, kisha këtë ndjenjë se do të takoja një burrë në të 70-at dhe do të kisha një lidhje shumë të fortë.

I pyetur se çfarë e tërheq tek Julia, Bernd tha:

“Pamja e saj fizike më tërhoqi shumë në fillim, por gjërat shpejt u thelluan dhe një fushë të gjerë të bukurisë së brendshme“.

Por ndërsa në pjesën më të madhe, çifti e harron plotësisht hendekun e moshës, ata pranojnë se ndonjëherë ka gjëra që ua kujtojnë.

Bernd tha: “Për mua, kur shihem në pasqyrë me syzet e leximit, shpesh i them vetes: ‘Je kaq i moshuar!’, por gjithmonë me një buzëqeshje dhe humor”.

Edhe pse njerëzit shpesh i ngatërrojnë si babë e bijë, Bernd tha se fëmijët e tij, të cilët nuk janë shumë më të mëdhenj se Julia kanë qenë dhe janë shumë mbështetës të romancës së tyre.

“Unë jam 31 vjeç dhe ai është 72. Ai është më i madh se babai im (67 vjeç, ndërsa mami 60 vjeç), por nuk më bëhet vonë, sepse seksi është i mrekullueshëm”,- u shpreh Julia.

Përsa i përket pasjes së një fëmije me Julia-n, Bernd tha se nuk frikësohet të jetë babai i fëmijës së saj, por do të shohë se çfarë do t’u sjellë e ardhmja.

Advertisement
Loading...