U nda nga burri, Meghan Fox prezanton të dashurin me fëmijët

Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly (MGK) thuhet se kanë bërë një hap të madh në marrëdhënien e tyre, pasi bukuroshja e ka prezantuar reperin me fëmijët e saj, sipas “Mirror”.

Aktorja 34-vjeçare ka 3 djem: Noah Shannon, shtatë vjeç, Bodhi Ransom, gjashtë vjeç dhe Journey River, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-partnerin e saj, Brian Austin Green.

Një burim i tha “People”: “Megan mendoi se ishte një hap i natyrshëm, pasi lidhja e tyre po bëhet më serioze.

Ata janë të përkushtuar në marrëdhënien e tyre dhe ky nuk është vendim i marrë në një çast të caktuar. Ata po planifikojnë një të ardhme së bashku.”

Çifti duket shumë i dashuruar në postimet e fundit në rrjete sociale. Ata dolën për herë të parë bashkë në publik në verë, gjatë kohës kur Meghan konfirmoi edhe ndarjen nga bashkëshorti, pas 10 vitesh martesë.

Advertisement
Loading...