
Planifikimi familjar është një çështje që i përket sa nënës po aq dhe babait, por sipas specialistëve duket se shtatzënia ka një moshë ideale. Zakonisht i referohemi moshës 20 vjeçare, e cila konsiderohet si koha më e mirë, dhe kjo pohojet edhe nga disa studime universitare.
Këto janë shtatë arsye pse femrat duhet të lindin fëmijën e parë para të 30’ave
Femra është më tepër fertile – Në këtë moshë mundësia për të ngjizur një fëmijë që në përpjekjet e para është tepër e madhe.
Një shëndet më i mirë për fëmijën – Me kalimin e viteve vezët pakësohen dhe po ashtu edhe cilësia e tyre gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve gjenetike si edhe kromozomike si për shembull sindroma down.
Femra është fizikisht më e aftë – Ajo do të ketë energjitë e duhura për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën pas lindjes.
Pothuajse të gjithë do të besojnë se jeni motra më e madhe – Kjo për ju do të jetë një pjesë e kënaqësisë.
Mund të ndërroni disa aksesorë – Nëse do të keni një vajzë, në momentin që ajo do të jetë më e rritur, do të mund të ndërroni me njëra-tjetrën një palë vathë, varëse etj.
Do të keni një dialog më të mirë mes jush – Fëmija ka tendencën të bisedojë më mirë me nënën nëse ajo nuk ka shumë diferencë moshe me të.
Udhëtimet me partnerin – Në momentin që fëmija juaj do të jetë rritur dhe do të jetë bërë një adoleshent që ka dëshirë të dalë me miqtë e tij, ju do të keni gjithashtu mundësi të shfrytëzoni kohën për një mbrëmje romantike me bashkëshortin brenda ose jashtë shtëpisë.






























