Pse Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk e pranuan ftesën e Duas për të kënduar në Sunny Hill?!

Këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk e kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në Kosovë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “RTK”, organizuesi i festivalit, babai i Dua Lipës, ka bërë me dije se Bebe dhe Rita i kanë marrë ftesat, por asnjëra prej tyre nuk i ka pranuar.

Rita Ora pritej që të mos e pranonte ftesën, pasi marrëdhëniet nuk i ka edhe aq të ngrohta me Dua Lipën. Kësisoj, surprizë e vërtetë ka qenë refuzimi nga ana e Bebe Rexhës.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet këtë vit më 2,3 dhe 4 gusht dhe në Kosovë do të sjellë artistë të njohur si Miley Cyrus, Calvin Harris dhe Gashi.

Advertisement
Loading...