Dafina Dauti qenka në lidhje me këtë këngëtar

Dafina Dauti shumë herë është komentuar edhe për jetën private, të cilën çdo herë tenton ta mbajë larg vëmendjes së medieve.

Ajo së fundi është përfolur për një lidhje me këngëtarin Tafil Kurteshi, lidhje të cilën e konfirmoi vetë ajo.

Në një prononcim për “Telegrafin”, Dafina ka thënë “Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.

Advertisement
Loading...