Blero tregohet i kujdesshëm, këtë gjë po e bën para dasmës

Blero Muharremi dhe Afrona Dika po kujdesen për detajet e fundit të organizimit të dasmës, shkruan lajmi.net.

Çifti më 21 shtator do t’i japin fund beqarisë, ndërsa ftesat e dasmës tashmë janë dërguar tek të ftuarit.

Këngëtari po kujdeset edhe për pjesën e fizikut, ai vazhdimisht viziton palestrën që të jetë në formë të mirë në ditën e rëndësishme për të.

Ai njësoj veproi edhe së fundi, duke publikuar foto nga palestra, veprim me të cilin tregon se pavarësisht angazhimeve të shumta, ka gjetur kohë edhe për palestër.

Advertisement
Loading...