Me plis e çifteli si i vogël, por tani është reperi juaj më i preferuar

Reperi Capital T është nderuar me titullin ‘Skenderbe’ dhe Mirënjohjen e Qytetit të Krujës.

Reperi është ndjerë shumë i vlerësuar me këtë mirënjohje të ndarë nga qyteti që ai e ka vizituar shumë shpesh prej kur ka qenë fëmijë.

Capital T me anë të një postimi ka shpërndarë shumë fotografi nga ky qytet, fotografi këto të bëra ndër vite, shkruan Gazeta Express.

E ndër këto fotografi është edhe një foto shumë e lezetshme e reperit kur ishte fëmijë.

Ai është fotografuar me plis në kokë e çifteli në duar, ndërsa shihet shumë i lumtur duke pozuar.

Advertisement
Loading...