Votoi për Trumpin, e dashura ndahet nga reperi amerikan

E dashura e Lil Wayne raportohet se është ndarë nga reperi për shkak se mbështeti kandidaturën e Donald Trump si presidenti i SHBA.

38-vjeçari ishte prej disa kohësh në lidhje me modelen Denise Bidot, por u ndajnë menjëherë pas disa postimeve në Tëitter të Lil Wayne ku shpreh mbështetjen për Trump.

“Ajo u nda nga Wayne. Nuk ishte vetëm mbështetja e tij ndaj Donald Trump arsye, por kjo ishte më e rëndësishmja,”- tha një burim për MTO Neës.

Burimi shtoi se modelja u shokua kur pa postimet e Lil Wayne në favor të Trump.

“Ajo u zhgënjye kaq shumë,”- u shprej burimi.

Gjatë fundjavës, Bidot shkroi në llogarinë e saj në Instagram: “Ndonjëherë, dashuria thjesht nuk mjafton”, shoqëruar me emoji me zemër të thyer.

Çifti fshinë njëri-tjetrin nga rrjeti social, përpara se modelja të mbyllte Instagram. Romanca e tyre u bë publike në muajin qershor kur Denise postoi një foto në pishinë duke notuar dhe shkroi: “E tija.”

 

Advertisement
Loading...