‘Ky virus po më merr shpirtin’, fjalët e fundit të artistit Koço Devole

E diela ka nisur me një lajm të hidhur nga bota e kinematografisë shqiptare, pasi aktori i mirënjohur Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ai po luftonte prej 18 ditësh me virusin Covid-19, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua së fundmi, ndaj Devole u fut në intubim. Aktori u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Devole vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë vështirësuar betejën e tij me Covid-19, duke e ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Infermieri në Spitalin Infektiv, Korab Gjana, ka treguar momentet e fundit të aktorit dhe bisedën që ka zhvilluar me të.

Ai rrëfen se ka kontrolluar çdo mëngjes të infektuarit me radhë dhe kur ka arritur tek Devole, ku i fundit i ka shprehur shqetësimin e tij:

“Në mëngjes po shikoja me nxitim të sëmuret me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit të Koços :

“Hë mo Koço si je sot?”

-“Ahh mor Korab si të jem”- më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin…”

Njeriu që do i mungojë çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”- ka rrëfyer infermieri Gjana.

Advertisement
Loading...