Zonja e Parë e Amerikës, kush është gruaja e Joe Biden, nga shkolla deri te propozimi për martesë

Duke qëndruar në një klasë bosh ku ajo jepte anglisht në vitet 1990, Jill Biden mbajti një fjalim në kongresin e Partisë Demokratike, pasi burri i saj u emërua zyrtarisht kandidat për president. Ajo iu bashkua bashkëshortit, i cili lavdëroi cilësitë e saj si një zonjë e parë e mundshme.

“Për të gjithë ju, në të gjithë vendin, thjesht mendoni për edukatoren tuaj të preferuar e cila ju dha forcën për të besuar në veten tuaj. Kjo është Zonja së parë që ju duhet… Jill Biden do të jetë ajo,” -tha Joe Biden.

Por çfarë dimë për gruan që do të jetë Zonja e parë e Amerikës?

Jill Jacobs lindi në qershor të vitit 1951 në shtetin amerikan të Neë Jersey-t. Ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Ëilloë Grove dhe është më e madhja nga pesë motrat. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson.

Joe Biden humbi gruan e parë dhe vajzën e tij 1-vjeçare në një aksident automobilistik në 1972-shin. (Djemtë e tij, Beau dhe Hunter, të dy i mbijetuan aksidentit.) Ndërsa Beau Biden vdiq nga kanceri i trurit në maj të vitit 2015, në moshën 46-vjeçare.

Jill thotë se ajo u prezantua me Joe përmes vëllait të tij, tre vjet më vonë. Në atë kohë, ai ishte senator, ndërsa ajo ishte ende në kolegj.

“Unë kisha dalë me djem me xhinse, shapka dhe t-shirte, ai erdhi te dera dhe kishte një pallto sportive dhe këpucë serioze, dhe unë mendova: ‘Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as për një milion vjet…’ Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Por ne dolëm për të parë ‘A Man and a Ëoman’ në teatrin e filmit në Filadelfia dhe me të vërtetë na pëlqeu shumë shoqëria e njëri-tjetrit,” -tha ajo për Vogue, për takimin e tyre të parë.

Jill tha se Joe e propozoi atë pesë herë para se ajo të pranonte.

“Nuk mund të bëja dhe më pas fëmijët e Joe të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt,” -shpjegoi ajo.

Çifti u martua në Neë York në 1977-ën. Vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981-shin.

“Unë e di që nëse ne ia besojmë këtë komb Joe-s, ai do të bëjë për familjen tuaj atë që bëri për tonën – na bashkoni dhe na plotësoi. Na çon përpara në periudhën kur më shumë kemi nevojë”, -u shpreh Jill në intervistë.

Jill Biden, 69 vjeçe, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Veçse një diplome bachelor, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaëare në 2007-ën. Para se të shkonte në Uashington, ajo dha mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si nënkryetar, zonja Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Northern Virginia Community College.

 

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo që unë jam,” -shkroi ajo në Tëitter në gusht.

Jill Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë, ndërsa burri i saj shërbeu si nënkryetar nga viti 2009 deri në 2017-ën. Gjatë kësaj periudhe, puna e saj përfshinte promovimin e kolegjeve të komunitetit, avokimin për familjet ushtarake dhe ngritjen e vetëdijes në lidhje me parandalimin e kancerit të gjirit.

Ajo gjithashtu krijoi nismën “Joining Forces” me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, e cila përfshinte ndihmën për veteranët ushtarakë dhe familjet e tyre për të hyrë në programet arsimore dhe burimet e punësimit.

 

Në vitin 2012, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Don’t Forget, God Bless Our Troops”, bazuar në përvojën e mbesës së saj, duke qenë në një familje ushtarake. Jill ka qenë një mbështetëse e madhe e burrit të saj gjatë fushatës së 2020-ës, duke u shfaqur përkrah tij dhe duke zhvilluar ngjarje dhe mbledhje fondesh.

Advertisement
Loading...