
Një tjetër emër i njohur i shtohet tashmë listës së personazheve publikë të prekur nga Covid-19. Këtë herë bëhet fjalë për një reper mjaft të dashur për publikun, Genc Prelvukaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Genci, i cili në një status në Facebook shkruan: “Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv!”

“Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”, – përfundon reperi statusin e tij.
Advertisement
Loading...






























