
Pas përfundimit të protestës mbrëmjen e kaluar, Policia e Shtetit ka nisur proçedimet penale për personat pjesëmarrës në tubimin kundër brutalitetit të Policisë. Deri më tani janë arrestuar 3 persona si pjesëmarrës në protestë, ndërkohë 4 të tjerë janë proçeduar penalisht për shkak se kanë qenë të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, në Tiranë janë arrestuar Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani. Ndërkohë, në Durrës janë proçeduar edhe dy persona të tjerë për shkak se morën pjesë në protestën për Klodian Rashën. Nga ana tjetër, Policia bën me dije se është shpallur në kërkim reperi i njohur Stresi dhe 7 persona të tjerë.
Advertisement
Loading...






























