Kjo është arsyeja pse Facebook dhe rrjetet tjera sociale u bllokuan sot

Aplikacionet e rrjeteve sociale në pronësi të Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë për disa radhë. Sipas Doëndetector, që monitoron problemet në internet, aplikacionet e njohura nisën të shfaqnin problemet rreth orë 10:30 në mëngjes.

Më shumë se gjysma (52%) e mesazheve të raportuara në Messenger nuk mund te dërgohen e as të merren, ndërsa problemi më i madh i raportuar është ndërprerja totale e Facebook, duke zënë 41% të mesazheve të raportuara për këtë nga përdoruesit.

“Jemi të vetëdijshëm se disa përdorues kanë probleme në dërgimin e mesazheve në Messenger, Instagram dhe Ëorkplace Chat”, tha për mediat një zëdhënës i Facebook. “Jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Aplikacioni i mesazheve private të Facebook, Messenger, duket se po përballet me probleme të ngjashme edhe në Europë.

Advertisement
Loading...