
Enca ka arritur numrin e 2 miliionë ndjekësve në Instagram.
Për këtë është shprehur shumë e lumtur vet këngëtarja përmes një postimi në këtë rrjet social, ku ka rikujtuar edhe disa nga momentet më të bukura që nga koha që e përdor.
Enca ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj, ndërsa ka shkruar se një ditë do t’i ketë 20 milionë ndjekës dhe ata që janë duke e ndjekur tani do të krenohen që janë përkrahës të saj që në fillimet e saj.
Kështu, Enca bëhet artistja e parë shqiptare që arrin kaq shumë ndjekës në këtë rrjet social.

Advertisement
Loading...






























