
Pavarësisht se mbi 1 milion qytetarë të Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, një gjë të tillë nuk e ka problem Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi është shfaqur në një vend bregdetar, sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Megjithatë, fotografisë së publikuar, Thaçi nuk i ka shtuar përshkrim apo vendin e lokacionit, shkruan Insajderi.
Ai shpeshherë përmes rrjeve sociale tregon një pjesë të jetës që bën, ku udhëtimet e shumta sa në një vend e në tjetrin nuk kanë të ndalur.
Milano, Paris, Viena, Zvicra, Greqia, Lisbona janë vetëm disa nga vendet që ai ka vizituar.

Advertisement
Loading...






























