Ja nga cila sëmundje vdiq Karl Lagerfeld

Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare. Ai vdiq nga kanceri në pankreas
Karl Lagerfeld ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare në Paris të Francës. Ai konsiderohet si njëri prej dizajnerëve dhe drejtorëve më të njohur artistik të modës.

Lagerfeld ka lindur në Hamburg kurse babai i tij ishte suedez kurse nëna gjerman derisa ka filluar të jetoj në Paris që në fillim të vit3eve 20.

Ai njihet si njëri prej personave që e ringjalli Chanelin si një brend të njohur pasi që filloi të punoi në këtë vend që nga vitet 80-ta.

Në një intervistë të vitit 2018, kur ishte diagnostifikuar me kancer në pankreas, kishte thënë se dëshiron të varroset afër nënës së tij dhe macës së tij të dashur, Choupette.

Advertisement
Loading...