Këngëtari i njohur anulon turneun për shkak të sëmundjes së mushkërive

Ylli i rokut, Ozzy Osbourne ka dashur të anulojë më shumë datat e turneut për shkak të sëmundjes së mushkërive.
Ish-këngëtari i Black Sabbath-it, kishte anuluar më herët koncertet në Britani të Madhe dhe në Evropë që duhej t’i mbante në kuadër të turneut “No More Tours 2”, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

Tani, interpretuesi i lindur në Birmingham ka anuluar shfaqjet e planifikuara në Australi, Zelandën e Re dhe Japoni.

Sharon Osbourne tha se burri i saj e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes, mirëpo mjekët e kanë këshilluar që të qëndrojë në shtëpi për gjashtë javë.

Këngëtari dhe kompozitori që e ka fituar çmimin ‘Grammy’, synonte të performonte në mars, në Sydney, Melbourne, Christchurch, Auckland dhe Tokio.

Ende nuk është bërë një paralajmërim nëse koncertet do të riprogramohen.

Advertisement
Loading...