Artistja e famshme i jep fund fejesës

Këngëtarja ndezi thashethemet e ndarjes kur në “Grammy”, nuk e kishte unazën e saj të fejesës.
Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Christian Carino i kanë dhënë fund fejesës së tyre, lajm ky i konfirmuar ekskluzivisht për PEOPLE, shkruan people transmeton lajmi.net.

“Kjo thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet ndonjëherë përfundojnë, “thotë një burim për PEOPLE, duke shtuar se çifti u nda pak më parë”.

Spekulimet filluan që kur vunë re se Gaga, 32 vjeçe nuk e kishte vendosur unazën e saj të fejesës në çmimet “Grammy”, më 10 shkurt.

E kjo vërehet më së miri në imazhin e mëposhtëm kur u shfaq në “Grammy Awards” dhe nuk kishte asnjë unazë.

Në Ditën e Shën Valentinit, në vend të ndarjes së fotografive me të fejuarin e saj, ylli zbuloi se kishte bërë një tatuazh në shpinë.

Advertisement
Loading...