
Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e fëmijëve “Piter Pan”,ku iu përgjigj një sërë pyetjesh nga jeta e saj private. Një prej fëmijëve e pyeti për dhuratën e marrë për festën e Shën Valentinit, e cila u pasua me përgjigjen: “Mora lule por shpesh herë marr lule”. Ndërsa një tjetër fëmijë e pyeti për ekzistencën e një “shoku”. “Unë kam shok diamantin tim të vetëm që është Danushi”, u shpreh Jonida duke iu referuar djalit të saj.
Pak kohë më parë, Jonida Maliqi bëri publike ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Gent Prizreni, me të cilin ishte në një marrëdhënie pothuajse 17-vjeçare. Ende nuk dihen arsyet e divorcit, megjithatë këngëtarja është shprehur se midis tyre ka patur një pakt marrëveshjeje dhe se ish-bashkëshorti i saj vijon të përkujdeset për të birin.






























