
Aktorja Evan Rachel Wood është prekur nga depresioni, për shkak të përfshirjes së dikurshme në një marrëdhënie abuzive. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Evan ka rrëfyer historinë e dhimbshme, ndërkohë që tregon edhe krahët e nxira nga vet ajo.
“Dy vite nga lidhja ime abuzive. Dëmtova veten. Kur abuzuesi im më keqtrajtoi dhe më sulmoi, unë preva krahët e mi si një mënyrë për t’u mbrojtur nga ai. Kjo bëri thjesht që abuzimi të ndalonte përkohësisht. Në atë kohë unë isha shumë e dëshpëruar për ta ndaluar dhe e tmerruar për të ikur”, ka shkruar aktorja hollivudiane.
Por kjo nuk është hera e parë që Evan shihet duke u përballur me depresionin. Aktorja ka shfaqur shenja të shëndetit jo të mirë mendor edhe në moshën 20-vjeçare.
Advertisement
Loading...






























