Cardi B i “rikthehet” striptizmit, sëbashku me Jennifer Lopez

Cardi B dhe Jennifer Lopez do të jenë dy nga aktoret e një filmi të quajtur “Hustlers”. Dy këngëtaret do të jenë në të njëjtin kast me Lili Reinhart, Constance Wu dhe Julia Stiles. Filmi, i cili ka nisur xhirimet këtë muaj në New York, bazohet në një artikull të “New York Magazine” të vitit 2016, që lidhej me jetën e disa ish striptisteve. Duket se, ky prodhim kinematografik përkon me historinë e kaluar të Cardi B si balerinë e klubeve të natës.

Dy vite më parë, kur Cardi B “pushtoi” botën me hitin e saj “Bodak Yellow”, askush nuk e kishte menduar se suksesi i saj do të ishte i tillë sa të shfaqej në ekranin e madh edhe si aktore.

Advertisement
Loading...