Ermali feston ditëlindjen, Ami: Çdo vit që ikën, më shumë të dua

Ermal Mamaqi feston sot 37 vjetorin e lindjes. Një nga personat më të rëndësishëm për të, bashkëshortja dhe mamaja e dy fëmijëve e tij, Amarda Toska ka vendosur që ta urojë atë përmes një fotografie të postuar në “Instagram”, ku shfaqen sëbashku të buzëqeshur. “Çdo vit që ikën më shumë të dua. Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin”, ka shkruar përmbi fotografisë moderatorja simpatike.

Në këtë përvjetor, Mamaqi ka plot arsye për t’u ndjerë i plotësuar. Një prej tyre është edhe filmi ku do të shfaqet si producent dhe aktor kryesor në krah të Elvana Gjatës, “Dy gishta mjaltë”, që pritet të dalë në kinematë e kryeqytetit më datë 28 mars.

Advertisement
Loading...