Recetë: Tamël-oriz me arra dhe kanellë

Është shumë e vërtetë se tamelorizi është një nga ëmbëlsirat më të preferuar të gjtihë shqiptarëve, prandaj më poshtë keni një recetë për të përgatitur nëj të tillë pak më ndryshe se herave tjera.

Përbërësit e nevojshëm:
2 gota oriz

800-900 ml kokosit ose qumësht soje

200 ml ujë

një filxhan sheqer kafe

kanellë

arra të grimcuar
Mënyra e përgatitjes:

Lani orizin mirë dhe vendoseni në një enë. Vendosni ujë aq shumë sa ta mbuloni atë dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta.

Pastaj lani mirë dhe vendosni në 150 ml ujë në temperaturë të ulët. Kur zbutet, shtoni qumështin

dhe përzieni. Nëse përzierja është shumë e lëngshme, mos e shtoni tërë sasinë e qumështit. Pas 10 minutash shtoni sheqerin dhe vazhdoni përzierjen. Kthejeni orizin në zjarr deri sa të ziej.
Ndajeni nëpër enë dhe sipër arrat dhe kanallën dhe janë të gatshme për tu shërbyer.

Advertisement
Loading...