Tre shenjat që tregojnë se jeni të konsumuar mendërisht dhe keni nevojë për pushim

Kur e bën qimen tra

Kur njerëzit e humbin kontrollin edhe kur bëhet fjalë për problemet më të vogla, bëhet fjalë për një  rraskapitje mendore të vazhduar. Në këtë moment njeriu është aq i lodhur sa nuk arrin dot të bëjë dallimin mes një problemi të thjeshtë dhe mes një problem që kërkon më shumë vëmendje për t’u zgjidhur.

Lodhje kronike

Të jesh i raskapitur gjatë gjithë kohës  është shenjë e rraskapitjes mendore. Nuk bëhet fjalë vetëm për lodhje që ndodh vetëm njëherë, por për lodhje që ndodh  gjatë gjithë kohës.   Njerëzit që ndjehen gjatë gjithë kohës të lodhur janë edhe të konsumuar mendërisht.

Ndjesi  e të qenurit  i kotë

Njerëzit mendërisht të konsumuar  nuk arrijnë dot të përmbushin dot  objektivat e tyre.  Duke pasur këtë lloj ndjesie ata nuk kanë më besim tek vetja dhe tek të tjerët dhe ndjehen më pak të aftë për të pranuar sfidat.  Kjo ndjesi sjell dhe probleme  me vetëbesimin.

Advertisement
Loading...