Enigmë: Cila monedhë bjen e para?

Një enigmë po i shkakton telashe një numri të madh njerëzish në rrjetet shoqërore.

Detyra është e lehtë, por shumëkush nuk e di përgjigjen.

Ka të bëjë me një kovat dhe një monedhë. Ja çfarë kërkohet.

I keni dy kova me ujë. Në të parën temperatura e ujit është 25ºC, në të dytën 25ºF. E keni hedhur nga një monedhë në secilën, nga lartësia e njëjtë. Monedhat e kanë prekur ujin në të njëtin çast.

Pyetja është: cila monedhë bjen e para në fund të kovës?

Mendoni edhe pak, para se ta keni lexuar përgjigjen!

Përgjigja:

Monedha e parë e prek fundin e para në kovën e parë. Arsyeja: në temperaturën 25ºC uji është në gjendje të lëngshme, deri sa në 25ºF shndërrohet në akull.

Është dashur t’i shikoni mirë shenjat e temperaturës dhe të keni qenë i rregullt në orët e fizikës e të kimisë.

Advertisement
Loading...