
Mozzik dhe Loredana u bënë rreth 4 muaj më parë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Dyshja ka postuar vazhdimisht foto dhe video të vogëlushes, mirëpo, së fundmi, Loredana ka publikuar disa fotografi ku tregon se i ka blerë të bijës disa veshje mjaft të shtrenjta; një palë këpucë të vogla dhe pallto, të dyja të markës Gucci. Në një kërkim në Google, rezulton se këpucët kanë kushtuar 130 euro, ndërsa palltoja rreth 760 euro. Pra, veshja e Hanës kushton në total 890 euro.
Advertisement
Loading...































