Shndërrim i hatashëm: Nga stalla e bagëtive në shtëpi luksoze

Arkitekët Mike dhe Ruth Derry kanë shndërruar një stallë të bagëtive në një shtëpi luksoze brenda dy viteve, me punën e pandalshme që kanë bërë.
Shtëpia është 206 metra katrorë, me me katër dhoma gjumi, dhe gjendet në Salcombe, Devon.

Megjithatë, ata kanë blerë edhe një stallë tjetër për ta mbajtur për vete, pasi këtë që e shndërruar në shtëpi e kanë shitur për 750 mijë funte.

Brenda kësaj shtëpie nuk mungon asgjë, duke filluar nga dhoma e gjumit, kuzhina, tualetet dhe zona e veçantë për të shikuar televizorin.

Kulmi i shtëpisë hapet në mënyrë elektronike për të ofruar më shumë ndriçim natyral, kurse ujin e pijshëm e marrin nga bunari i hapur në afërsi të shtëpisë.

Advertisement
Loading...