7 truke interesante me sprej të flokëve që nuk i keni ditur më parë

Spreji i flokëve është një produkt që ka shumë përfitime interesante që mun t’u hyn shumë në punë. Përdorimet e tij të shumëllojshme do të ju lënë pa fjalë.

Gazeta Metro i ka grumbulluar 7 truke interesante që do të ju ndihmojnë shumë:

1. Nëse këpucët tuaja janë të rrëshqitshme nga brenda , kemi zgjidhjen e duhur për ju. Spruconi pak llak mbi to dhe lërini të thahen për pesë minuta. Kur t’i rivishni do i ndieni shumë më komode.

2. Njollat janë gjithmonë një makth, sdiomos ato nëmaterialet e lëkurës. Nëse keni njolla të tilla, spruconi llak dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas pastroni njollën me një tampon pambuku ose napë me qumësht. Njolla do të zhduket si me magji.

3. Me kalimin e viteve, shikimi sa vjen e dobësohet. Këtë e ndjejnë sidomos mamatë apo gjyshet tona. Prandaj nëse keni problem të kaloni perin në gjilpërë, majfton t’i hidhni pak llak dhe ai do të tendoset menjëherë.

4. Dëshironi që tullumbacet tuaj të zgjasin për shumë kohë, sidomos ato me helium , mjafton t’i njomni nga jashtë me llak flokësh.

5. Ndodh shpeshherë që zinxhiri i pantallonave apo fustaneve të ngecë apo të kapë pjesët anësore të cohës, sprucojeni me llak dhe do rrëshqasë më lirshëm.

6. Sapo keni marrë një buqetë të bukur dhe doni që t’ju zgjasë për shumë kohë. Mjafton t’i hidhni llak flokësh dhe në këtë mënyrë do ruani për disa vite buqetën e martesës apo kurorën me dafinë të diplomimit.

7. Llaku i flokëve nuk lejon tërheqjen e fijeve tek çorapet dhe getat e najlonit.

Advertisement
Loading...